Skip to content

Mezo-lifting

mezolifting

Mezolifting është një teknikë mezoterapie, e cila përmirëson ndjeshëm paraqitjen e lëkurës. Mezolifting ofron një përmirësim të lëkurës në strukurë, elasticitet dhe tone. Fshin pjesërisht rrudhat sipërfaqësore, hidraton dhe katifelon lëkurën. Mezolift, në varësi të substancave të përdorura për të rigjeneruar lëkurën, i jep asaj një paraqitje të shkëlqyer dhe mund të prodhojë deri në një gradë të caktuar një lifting facial.

Teknika

Teknika konsiston në injektimin në shtresat sipërfaqësore të lëkurës të një përzierjeje substancash të individualizuar për çdo pacient dhe për çdo problem, me rol:

  • hidratues,
  • rigjenerues,
  • energjizues, të cilat i ofrojnë një shkëlqim nëpërmjet liftingut kimik që prodhojnë.

Kujt i rekomandohet mezolifting?

Kujtdo që ka nevoje për:

  • Hidratim
  • Rigjenerim
  • Të ketë një aspekt të shëndetshëm
  • Aspekt të shplodhur
  • Lëkurë të tendosur
  • Lëkurë me shkëlqim
  • Të kujdeset për lëkurën
  • Të parandalojë rrudhat

Çfarë substancash përdoren në koktejl për mezolift

  • Acid hialuronik
  • Oligoelemente
  • Substancë për shkëlqim
  • Substancë për lifting

 

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi

Related News