Modelimi i hundës pa kirurgji

Të dashur pacient! Ju falenderoj për mesazhet dhe interesimin tuaj përreth procedures së Modelimit të hundës pa kirurgji. Ndryshe quhet noninvazive rhinoplasty apo nose job.

Është një procedurë të cilën e bëjë prej më shumë se 11 vitesh. Është e padhimbshme, nuk ka nevojë për kohë rekuperimi. Kohëzgjatja e procedurës është 2-12 min. Përpara ndërhyrjes përdoret një krem anestezik me të cilin pacienti qëndron 25-45 min. Efekti qëndron 12-22 muaj. Në përgjithesi 18 muaj. 40% e efektit estetik është i përhershëm. Një përsëritje e një prej pjësëve të procedurës ndodh pas 45 ditësh dhe kushton 80€. Kjo përsëritje mundet të bëhet 2-4 herë. Continue reading

A e dini se Hunda Shpreh Individualitetin tuaj?

individualitet hunde

Hunda është një nga karakteristikat e fytyrës përcaktuese për individualitetin. Sa herë bëhet një modelim hunde kirurgjikal ose joinvaziv duhet përllogaritur ndryshimi që të jetë i tillë sa të përmirësojë pamjen po jo tjetërsojë fytyrën.

Një nga gjërat që nuk duhet bërë kurrë kompromis në Mjekësinë Estetike është respektimi i karakteristikave individuale njohëse të pacientit. Personi duhet të jetë po i njëjti edhe për veten në pasqyrë edhe për të tjerët. Estetike jo Shpërfytyrim.
“Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.”  Dostojevski.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi