A e dini se Hunda Shpreh Individualitetin tuaj?

individualitet hunde

Hunda është një nga karakteristikat e fytyrës përcaktuese për individualitetin. Sa herë bëhet një modelim hunde kirurgjikal ose joinvaziv duhet përllogaritur ndryshimi që të jetë i tillë sa të përmirësojë pamjen po jo tjetërsojë fytyrën.

Një nga gjërat që nuk duhet bërë kurrë kompromis në Mjekësinë Estetike është respektimi i karakteristikave individuale njohëse të pacientit. Personi duhet të jetë po i njëjti edhe për veten në pasqyrë edhe për të tjerët. Estetike jo Shpërfytyrim.
“Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.”  Dostojevski.

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi