Ndaj, shpesh, pacientë të moshave të ndryshme, shtresave socialo-ekonomike dhe kulturore të ndryshme, më bëjnë 3 pyetje:
– A ka një trajtim të vetëm për të gjitha problemet në fytyrë?
– Çfarë procedure rekomandoni, e cila do të bënte mirë për të gjitha shqetësimet e lëkurës?
– Kush është trajtimi që preferoni?
99% të të gjitha problemeve në lëkurë, shëndetësore dhe estetike qofshin ato, janë, fillojnë, shfaqen, depozitohen apo reflektohen deri në nivelin e dermit të thellë, në këto 0,2-2 milimetra thellësi ku përmbahet çdo funksion dhe çdo sistem i trupit.
Prej 15 vitesh përvojë si dermatologe dhe kirurge estetike, do të thoja se të paktën 90% e shqetësimeve në lëkurë mund të trajtohen apo përmirësohen vetëm me një procedure, e cila është peeling kirurgjikal apo ndryshe i quajtur peeling i mesëm i thellë.
Dhe kjo për shkak të thellësisë të lëkurës që heq dhe prek, saktësisë me të cilën mund të performohet, ndryshimet e përhershme që mund të ofrojë jo vetëm në atë pjesë të lëkurës që heq, por edhe në proceset biologjike që indukton.
Sigurisht, i performuar nga kirurgu dermatolog, mjeku dermatolog i specializuar në endermologji apo kirurgu plastik i specializuar në peeling dhe wound healing (shërimin e plagëve).
Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi