Injektimi i Botulinum Toxina në glabella (midis vetullave) rekomandohet si trajtim mjekësor në rastet (e përsëritshme dhe rezistente) rekurente dhe refraktare ndaj trajtimit, në migrenë, në depresion dhe pagjumësi kronike.
Kirurgjia Estetike. Bukuria është e rëndësishme por jo nëse kompromenton shendetin. Nga Dr. Rudina Thanasi
Dr. Rudina Thanasi flet “pa dorashka” për plus minuset te kirurgjia estetike.
Operacioni doli me sukses, pacienti vdiq!
“Pse jam kundër bisturisë si zgjidhja e parë dhe të gjitha arsyet që më çojnë të mirëmendohem për metoda të tjera, kur bëj një rimodelim”
Intervistoi Silvana Balliu
A mund te bëhet për qafën, kirurgji estetike? (shkeputur nga nje interviste)
Çfarë bëhet për te rimodeluar qafën, konkretisht?
Sigurisht, mund të bëhet kirurgji, mund të bëhet “threads”. Threads janë ato fijet që tërheqin, që janë më pak invazive sesa kirurgjia, por prapë invazive janë.
A është qafa pjesa më e vështirë për t’u rimodeluar (shkeputur nga nje interviste)
Rimodelimi i qafës është shumë i vështirë, por nuk është i pamundur. Në fakt, më e vështira nga të tëra është optimalizimi, apo rregullimi i kualitetit të lëkurës së qafës. Qafa është e vështirë, sepse zakonisht janë 3-10 probleme bashkë në të njëjtën kohë, të cilat duan trajtim individual, duke patur gjithmonë parasysh rezultatin final të përgjithshëm. Continue reading
Ndërhyrjet estetike (shkeputur nga nje interviste)
Në Shqipëri, kam parë shpesh që mjeku, që bën ndërhyrjet estetike, ndikon shumë tek pacienti, duke i thënë që duhet të bëjë këtë ndërhyrje, apo atë ndërhyrje. Si ndodh me ju dhe pacientët tuaj?
Continue reading
Rimodelimi i gjoksit (shkeputur nga nje interviste)
Por, kur flasim për ndërhyrjen, në lidhje me rimodelimin e gjoksit, ne e bëjmë për vete, apo e bëjmë për të kënaqur partnerin. Pra, nga komplekset që kemi me partnerin? Po meshkujt?
Continue reading
Arrihet efekti i dëshiruar me kirurgjine estetike ne hunde? (shkeputur nga nje interviste)
Një ndërhyrje estetike e hundës, nëse dështon, një herë apo dy here, a ka vështirësi për këto lloj rastesh? Apo janë shumë, më shumë se dy herë?
Mund të përsëritet sa herë të duash, pasi të dyja materialet që përdoren edhe BOTOX edhe acidi hialuronik, janë të përkohshëm, pjesërisht.
Mendoni se arrihet efekti i dëshiruar me këtë metodë?
E arrijmë pothuajse gjithmonë. Efekti është i menjëhershëm. Pacienti e shikon rezultatin për 2-12 minuta. Është një nga procedurat estetike me nivelin më të lartë të plotësimit të pritshmërive të pacientit. Reagimi i pacientit kur shikon veten në pasqyrë, është gjithmonë – Uaaauuuuu (qesh)
Rhinoplastika
Po, kur flasim për rhinoplastikën, mund të më shpjegoni, se cila është rruga që ju ndiqni, kur një pacient ju paraqitet me një shqetësim të tillë? Në qoftë se personi ka probleme funksionale, ka një devijim septi të theksuar, ka mish në hundë, unë e drejtoj tek një specialist otorinolog. Nëse devijimi është për shkak të ndonjë goditje, apo aksidenti, atëherë i rekomandoj t’i drejtohen një doktori specialist Kirurg Plastik, apo Kirurg Otorinolog.
Continue reading
A është mosha është faktor kyç për rrudhat mes ballit?
A është mosha është faktor kyç për rrudhat mes ballit?Dhe, si ka mundësi, që disa njerëz duken më pak të plakur, se mosha që kanë dhe e kundërta. Mua personalisht, rrudha mes ballit më është zhvilluar besoj shumë shpejt, ndoshta 25 vjeç dhe nuk e kam kuptuar?
Çfarë bën Dr. Rudina, për rrudhat e syve të dhe të ballit? (shkeputur nga nje interviste)
Mund të na jepni disa këshilla, e nisim nga më të kërkuarat. Çfarë bën Dr. Rudina, për rrudhat e syve të dhe të ballit? A është në fakt botox-i i famshëm një paralizues muskujsh dhe bën edhe efektin e njëjtë si te një person i paralizuar, nga mesi e poshtë, le të themi. Një i paralizuar i tillë, i ka këmbët e holla, pra edhe muskujt e lëkurës të fytyrës në këtë rast hollohen, si te i paralizuari?