Meqenese është një shqetesim estetik i përberë nga disa faktorë, atehere edhe zgjidhja nuk është e vetme, por ka disa elementë të duhur për çdo problem. Kur bëhet fjalë për trajtimin e rrathëve të syve nuk duhet të jetë patjetër problem te rrudhat anës syrit nga harku i zi i syrit apo mungesa e substancës. Zakonisht, kjo u ndodh të tërëve, me kalimin e moshës kjo konsiderohet si problem estetik, por në fakt kjo është pjesa më e lehtë për t’u trajtuar. Rrudhat e mimikës zgjidhen shumë lehte nëpërmjet injektimit me botulinium toksin, apo një acid hyaluronik i pakryqëzuar, e përsëritur në disa seanca. Gropa e zezë e shkaktuar nga absorbimi dhe migrimi i dhjamit mbushet me acid hialuronik me formulë të vogël, dhe kryqëzim të lehtë. Dhjami tretet me Lipoliza në disa seanca, elastoza reduktohet me mezoterapi dhe piling po në disa seanca. Continue reading
Çfarë është “Puffy Eyes”?
Është një predispozitë gjenetike, familjare e cila përkeqësohet me moshën dhe llojin e jetës. Me siguri të gjithëve u ka qëlluar të shikojnë një person që ka si dy qese poshtë syve. Kjo qese apo flluskë është e përbërë nga dy elementë; Continue reading
Rrathët e syve e kanë gjithmonë një shkak?
Kanë disa shkaqe, jo vetëm një shkak. Një është dermatit atopik, që është një dispozitë gjenetike, janë personat që lindin me një hiersensibilitet. Tashmë dermatiti atopike është aq i shpeshtë sa besoj kjo do jetë lloji i lëkurës normale në të ardhmen e afërt. Karakteristikë për njohjen e dermatitit Atopik është linja “Mërfi”, që është një linjë e parë, një rrudhë e parë që në fëmijërinë e hershme në qepallën e poshtme, dhe “dark circles” apo rrathët e nxirë të syve, që zakonisht duken më shumë pas një nate pa gjumë, kur personi ka ndenjur në ambient me pluhura.Continue reading
A mund ta manaxhojme stresin?
Nga ana biologjike deri diku, në realitet ende nuk kemi një gjë të matshme që të mundemi që ta menaxhojmë. Po, nga ana mjeksore, mund të menaxhohet stresi nëpërmjet faktoreve të tij biologjikë, edhe mënyra sesi suportohet stresi. Janë dy degë të reja mjekësie aktualisht që merren me menaxhimin e stresit në mënyrë direkte dhe indirekte. Continue reading
A ndikon stresi tek rrathet e zinj te syve?
Nuk vjen nga stresi. Por stresi biologjik është faktori shfaqës kryesor. Në 5 vitet e fundit, faktori stres dhe ndikimi i tij në prezencën e çdo problemi mjekësor, zë numrin një në krye të të gjitha studimeve shkencore mjekësore.Continue reading
Çfarë është elastoza?
Elastoza është një defekt i elasticitetit të lëkurës. Është predispozite gjenetike, çrregullime kolagjeneze, e cila përkeqësohet me moshën dhe nën efektin e stresit dhe mbingarkesës. Nuk është e lehtë, por estetikisht me pak durim është totalisht e trajtueshme. Bëhet fjalë për një predispozitë totalisht gjenetike. Ekziston gjithmonë një predispozitë gjenetike, që do të thotë që predispozita gjenetike është 6 për qind.Continue reading
Cilat jane problematikat tek rrathet e zinj te syve?
Asaj që në gjuhën e përditshme i themi problemi me rrathët e zi të syve, apo gropat e thelluara rreth syve, në gjuhën mjekësore quhet “Hollow eye sindrom”. Rrathët e zinj të syve nuk janë domosdoshmërisht tregues i moshës, por ekzistenca e tyre e bën një person të duket më i madh në moshë. Ato kur krijohen nga mosha janë një migrim i natyrshëm i dhjamit, migrim i cili lë një zone me mungesë substance. Continue reading