Semundje me transmetim sexual:
Candida
Trichomonas vaginal
Clamidja
Gonore
Sifilis
Herpes gjenital
Negi genital
Cikatrice keloide
Cikatrice hipertrofike
Cikatrice hipotrofike
Çarjet e mishit (Striat)Continue reading
Dermatologjia eshte shkenca mjeksore qe merret me diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te lekures, semimucozes dhe mucozes. Lekura eshte organi me i madh i trupit tone dhe i vetmi sistem ne trup qe ne perberjen e tije ka gjithe organet, sistemet dhe proceset organike ne mikrobote. Nuk ka asnje shkence mjeksore tjeter qe te kete aq shume nendege, supraspecializime dhe kompetenca sa Dermatologjia, kjo per shkak te nderlidhjes direkte dhe indirekte me te gjitha deget e mjeksise dhe zhvillimeve te reja.Continue reading
Botulinium Toxin A per trajtimin e Hiperhidrozes (djersitja e tepert).
Hiperhidroza eshte termi mjeksore per djersitjen e tepert, jo te vullnetshme nen krah( axile) duar, kembe, fytyre, zona midis trungut dhe kofshes ( Groin) dhe gjoks,
Individet qe kane Hiperhidrozis zakonisht kane edhe nje histori familjare djersitjeje te tepert. Hiperhidroza ne duar axile dhe fytyre behet shpesh nje problem social. Injeksionet me BTX A jane nje zgjidhje efikase perfekte elegante dhe e pakushtueshme per personat qe I shqeteson djersitja e tepert.
Dermatologjia per meshkuj
Sëmundjet dermatologjike prekin burrat fiks ashtu si prekin edhe femrat, u krijojnë po të njëjtin stres dhe pakënaqësi. I vetmi ndryshim qëndron në faktin se meshkujt drejtohen tek dermatologu vetëm atëherë kur situata është e rënduar. Por jo e njëjta situatë është kur bëhet fjalë për trajtimin e flokëve dhe sëmundjeve venerologjike. Meshkujt shkëlqejnë në seriozitetin e mbajtjes së trajtimit.
Në të gjitha kohërat bukuria ka qenë e vlerësuar, e kërkuar dhe e idealizuar. Syri njerëzor gjithmonë ka qenë i etur për bukuri, sidomos atë njerëzoren. Ndaj edhe ato produkte dhe procedura që e vendosin në pah bukurinë, kanë ekzistuar, janë bashkëzhvilluar dhe kanë karakterizuar qytetërimet e mëdha, dhe fatin e tyre. Historia është e gjatë dhe fillon nga Helena e Trojës deri tek Peelingu kimik. Në Egjiptin e Lashtë peeling kimik kirurgjikal ishte një trajtim i rezervuar Hyjnorëve, vetëm Faraonëve apo Rimel, ishte princi i parfumeve dhe parfumeristi i Mbretëreshë Viktorias së Anglisë.
Lëkura e fëmijës është e lëmuar, e kadifenjtë, e gjallë dhe pa shumë shenja e njolla, gjë e cila e bën shpeshherë të vështirë diagnostikimin, por jo të pamundur. Në të njëjtën kohë, lëkura e fëmijës është shumë e ndjeshme dhe vulnerabile ndaj substancave alergjike dhe irrituese. Edhe një lëkurë totalisht e shëndetshme mund të irritohet lehtë nga një kujdes jo i duhur. Vetë vëmendja e madhe e prindërve, gjyshërve, tezeve, hallave dhe komshinjve mund të çojë në një sensibilizim të lëkurës së të voglit.
Dermatologjia per te rritur
Dermatologjia është shkenca mjekësore që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, semimukozës dhe mukozës. Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe i vetmi sistem në trup që në përbërjen e tij ka gjithë organet, sistemet dhe proceset organike në mikrobotë. Nuk ka asnjë shkencë mjekësore tjetër që të ketë aq shumë nëndegë, mbispecializime dhe kompetenca sa dermatologjia, kjo për shkak të ndërlidhjes direkte dhe indirekte me të gjitha degët e mjekësisë dhe zhvillimeve të reja.