Mezo-lifting

mezolifting

Mezolifting është një teknikë mezoterapie, e cila përmirëson ndjeshëm paraqitjen e lëkurës. Mezolifting ofron një përmirësim të lëkurës në strukurë, elasticitet dhe tone. Fshin pjesërisht rrudhat sipërfaqësore, hidraton dhe katifelon lëkurën. Mezolift, në varësi të substancave të përdorura për të rigjeneruar lëkurën, i jep asaj një paraqitje të shkëlqyer dhe mund të prodhojë deri në një gradë të caktuar një lifting facial.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam! (I) – Njohuri të përgjithshme

mosha per botoks

Lëkura është një organ i gjallë, me një aktivitet si ai i zemrës apo organeve të tjera. Çdo gjë që ndodh në trup shfaqet në lëkurë. Çdo gjë që i ndodh lëkurës shfaqet në trup. Lëkura është organi më i madh i trupit, pesha e saj përfaqëson rreth 6% të peshës trupore.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (III) – Lëkura vërtet e yndyrshme, seborreike

Lëkura intensivisht seborreike karakterizohet nga një sekrecion shumë i bollshëm sebiumi. Zakonisht, zona rreth cepave të hundës, mollëzat në afërsi të hundës, midis vetullave, vetullat dhe kurora e kokës janë të acaruara dhe kanë zbokth. Për këta pacientë trajtimi është shumë më serioz dhe i vështirë për t’u menaxhuar vetë. Rekomandohet që në situatat “e krizës” të këshillohen me një specialist dermatolog deri në normalizimin e situatës.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (V) – Lëkura me tendencë të thatë

Karakteristikë e kësaj lëkure është pamjaftueshmëria e ndjeshme e yndyrës. Këta pacientë prezantojnë rrudha të holla që në fëmijërinë e hershme. Gjatë adoleshencës qahen për një ndjeshmëri të lartë të lëkurës dhe një ndjesi tërheqjeje të theksuar, gjë që shpesh i bën nervozë  dhe shumë të ndjeshëm,  pothuajse gjatë gjithë kohës.Një rrudhë e ndjeshme poshtë syrit, e shfaqur rreth moshës 15 vjeç, bëhet  një shqetësim social.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (IV) – Lekura e thate

Lekura e thate? Për të shmangur këtë gjë rekomandohen alternimi i kremërave ushqyes me ujëra intensivisht hidratues, emulsionet me fitohormone.
Në varësi të shkallës së thatësirës mund të evidentojmë 2 nënklasa: a) Lëkura me tendencë të thatë; b) Lëkura vetëm e thatë. Në varësi të shtresës kornoze, ka 2 nënklasa të tjera: a) Lëkurë e hollë e thatë; b) Lëkurë e trashë e thatë. Ngjyra po ashtu, ofron një tjetër nëndarje:  a) Lëkurë e thatë e bardhë në të verdhë; b) Lëkurë e thatë e përhime në gri.

Continue reading

Çfarë lloj lëkure kam? (VI) – Lëkura shumë e thatë apo e kartonizuar

Karakteristikë e kësaj lëkure është shkalla e lartë e tharjes. Lëkura duket si karton. Plaket shpejt dhe çfarëdo që t’i bësh nuk ndihesh dot rehat. Shpesh këta pacientë janë të papërqendruar, në dukje superaktivë për të shmangur ndërgjegjësimin e bezdisë së vazhdueshme që krijon kjo lloj lëkure. Jo rrallë bëjnë shumë alergji apo ekzema të fisuruara. Neuropatitë janë normale në këta pacientë, sidomos pas të 40-tave.

Continue reading

Puçrat apo akneja me tri faza, kurimi që ju rinon me 10 vite

Shumë prej nesh, mendojmë që kemi lexuar mjaftueshëm për akne, por me siguri kur të keni lexuar këtë intervitë, do të mendoni totalisht të kundërtën! Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini si trajtohen aknet siç duhet sidomos aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen prej tyre.

Continue reading

Trajtimi ideal për 90% të problemeve të lëkurës

Lëkura është kontakti ynë i parë me botën. Është ajo që na ofron mbrojtje nga faktorët e jashtëm, si dhe reflekton qartë situatën tonë të brendshme. Fytyra është pjesa më e ekspozuar e lëkurës, si dhe kartëvizita jonë.Në mjekësi, konsiderohet që pacienti më i shëndetshëm dhe më i lumtur në botë ka të paktën 5 diagnoza dermatologjike.