Trajtimi bëhet sipas rastit. Standard., faza e pare e trajtimit zgjat nga 14 ditë, deri në 45 ditë, Kjo pjese e trajtimit eshte standarte. Që do të thotë, pacientit i jepet larësi i duhur për momentin e duhur, për pacientin në fjalë. Laresi perdoret dy herë në ditë dhe merret si pjesë e trajtimit dhe jo thjesht si larës për fytyrën, i jepet trajtim topik, në sipërfaqe të lëkurës për të qetësuar pak situatën.
Ka nje trajtim te aknese pa efekte sekondare apo më të lehtë për organizmin se sa keta antibiotike per me shume se nje vite apo te tjera trajtime?
Po , trajtimi me efikase pa efekte sekondare me rezultate te shpejta dhe te qendrueshme eshte piling kimik i mesem i thelle.
Si vazhdon trajtimi i Aknese pas 2 vitesh (shkeputur nga nje interviste)
Kur kalon periudha dy vjeçare e trajtimit si vazhdon trajtimi i pacientit që kishte akne?
Pas kesaj periudhe 2 vjecare pergjate te ciles pacienti ka mbajtur rezultatin e perfituar ne fazen e dyte dhe intensive te trajtimit, po ashtu eshte bere vete specialist se si te perkujdeset per lekuren gjate gjithe jetes, trajtimi nderpritet, per minumumi 6 muaj.
Si ndikon lidhja hormonale tek aknea? (shkeputur nga nje interviste)
Faktori hormonal androgjenik eshte triger i fuqishem. i cili pacienteve u ndikon ne shfaqjen dhe puset e akneve por edhe me shume implikon jeten sociale dhe personale. Pacienti nuk e kupton pse eshte nervoz pa arsye apo pse bie ne depresion pa arsye. Kjo sjell konflikte si ne familje ashtu edhe shoqeri, por konflikti i pare eshte me veten. po ashtu pamja ne pasqyre e deshperon edhe me shume dhe behet nje rreth vicioz nga i cili nuk dilet kollaj.
Çfarë bëjmë e dimë, çfarë nuk duhet të bëjmë kur kemi akne?
E para nuk duhen ngacmuar. Shqetësimi është se qendrat sebaçe, komunikojnë me njëra-tjetrën. Jane nje network i padukshem. Ti shtrydh një pucërr këtu dhe në fakt ti i ke ngacmuar të tëra. Prandaj, del direkt një tjetër ose shumë të tjera. Dhe, zakonisht ndonjëherë ti as nuk e shikon një puçër kur i ushtron presion, por ti shikon direkt çikatricen. Continue reading
Si trajtohet aknea? Fazat e trajtimit.
Trajtimi, në muajin e pare bëjmë të stabilizohet pak situata e pacientit, ta mësojmë se si të kujdeset për fytyrën, sepse kjo është pjesa më e madhe e punes. Më e rëndësishmja eshte te sigurohemi patjetër të kemi bashkëpunimin e pacientit. N.q.s pacienti nuk bashkëpunon, suksesi është i pamundur. Dhe, unë sigurohem në fillim nese pacienti me akne e ka vendosur qe do te trajtohet apo thjesht do te ndihet pak me mire, a është pacient apo klient.
Cila është arsyeja apo shkaku i aknesë?
Nuk dihet arsyeja e vërtetë. Akneja eshte nje semundje inflamatore, ne prezencen e nje crregullimi keratinizimi, genetike familjare e gjendrave sebacee te lekures, por nje nga faktoret triger, apo shfaqes ne krijimin e disa konditave shume faktoriale ( nxites) konsiderohet disbalanca apo fluksi jo konstant i androgjeneve. Arsye pse pacientet me akne kane edhe ndryshime te forta humori te paparashikueshme.
A janë 100 % të trajtueshme Aknet? A ndikon koha se kur i dallojme ato?
Përkundrazi, nuk ka lidhje fare koha. Me e rendesishmje eshte qe pacienti mos i ngacmoje as vete as ta ndihmojne te tjeret Ka disa lloj protokollesh, unë kam krijuar protokollin tim personal, i cili është shumë efikas.( Pervec hidrosadinites e cila deri tashme mbahet shume mire nen kontroll por s mundem te them qe sherohet). Është një pjesë trajtimi, që le të themi është intensive, deri në pesë muajt e parë pastaj kerkon vazhdueshmeri dhe mbajtje nen kontroll te situates deri ne 2 vjet.
Jo çdo puçër, që del në zonën leshtore, le të themi është Akne? Hidrosadinite
Puçrat që dalin zakonisht në këtë zonë dhe vetabsorbohen duke lënë cicatrice, janë hidrosadinitë. Gjë që sjell hidrosadinita në vetvete mund të jetë një paradiagnostikim i aknesë konglobate. Një person, i cili ka një puçër në këtë zonë, i cili thotë më ka dalë rreth qimes, m’u infektua dhe pastaj më iku por ka ngelur një shenjë e vogel, probabilitetiështë i madh të ketë hidrosadinite.
Çfarë quajmë akne?
Padyshim që ekzistojnë përkufizime për këtë lloj sëmundje dhe mund të gjendet lehtësisht në internet. Por, a e dimë ne se çfarë janë aknetë? Ligji për të drejten e autorit apo ligji i ” plagjiatures” kerkon qe c do mjeke specialist te kete perkufizimin e tije per cdo pershkrim semundjeje, sindromi apo simptome, teme per te cilen ai shprehet si specialist, ne baze te njohurive shkencore dhe eksperiences se punes. qofte edhe per nje provim per te marre te drejten e titullit specialist ekziston ky kusht.