Trajtimi është kryesisht simptomatik, kundër dhimbjes. Shumë efektivë janë kremërat anestezikë lokalë meqenëse qetësojnë dhe stabilizojnë membranën qelizore, antiinflamatorët, si lokalë, edhe nga goja. Po ashtu, edhe aciclovir capsule dhe comprimate. Por acicloviri capsule apo komprimat, ka efekt nëse administrohet vetëm brenda 3 ditëve të para pas shfaqjes. Aciclovir krem apo xhel lokal tek më shumë se 70% e njerëzve vetëm e rëndon më shumë situatën.
Çmitizimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)
Rritja e informimit dhe kontributi ynë si profesionistë të fushës në edukimin e shoqërisë lidhur me sëmundjet seksualisht të transmetueshme do të ulë stresin dhe ankthin që ekziston rreth Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST). Po të shtosh këtu edhe turpin dhe pështjellimin që vjen nga informacione jo gjithmonë të sakta, misioni yne bëhet edhe më i çmuar në ndihmë të shoqërisë.
Shenjat Post Akne
Në bazë të preferencave, trajtimi i shenjave post akne bëhet pas stabilizimit të aknes konglobate, apo fulminante, akne të cilat kanë predispozitën më të madhe të lënë shenja. Mënyrat e trajtimit të shenjave janë:Continue reading
Si trajtohen stretchmarks (strijat)?
Stretchmarks (strijat), një ndër sfidat e dermatologjisë dhe kirurgjisë estetike sot. Subjekt mbi të cilin investohen miliarda në kerkime shkencore çdo vit. Ne në klinikën tonë kemi krijuar një protokoll për trajtimin e stretchmarks, strijave, me rezultat në çdo rast mbi 70%.
Çfarë janë stretchmarks?
Stretchmarks janë çarjet e lëkurës që ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit dhe plasticitetit të lëkurës, nën presion. Janë shumë shpesh me predispozite familjare gjenetike.
“Healing is not a science, but the intuitive art of wooing nature.”
“Shërimi nuk është një shkencë, por arti intuitiv i një natyre dashamirëse.”
H. Auden, “The Art of Healing”
Çfarë duhet të shmangë pacienti gjatë trajtimit estetik të strijave në lëkurë?
Çfarë duhet të shmangë pacienti gjatë trajtimit estetik për strijat në lëkurë?
-
- Nuk duhet të bëjë dush me ujë të nxehtë për 6 orë
- Jo sauna për 12 orë
Stretchmarks – Mjetet e trajtimit
Mjetet e trajtimit te stretchmarks jane:
-
- Peeling kirurgjikal
- Mezoterapi revitalizuese
- Mezoterapi specifike stretchmarks me substanca:
- Antiproliferuese
- Anticicatriciale,
- Oligoelement
Cilat janë efektet anësore të trajtimit të stretchmarks?
Efektet anësore të trajtimit të stretchmarks janë vetëm lokale, të përkohshme deri në 1 javë dhe vetëm estetike dhe respektivisht, sipas procedurave, konsistojnë në:
-
- Nxirje
- Enjtje
- Skuqje
Rezultatet e Stretchmarks
Rezultatet e stretchmarks pas trajtimit janë të mrekullueshme dhe shumë efikase për të gjithë ata që konsiderojnë 70% përmirësim, efikas, sepse gjithë terapia, në parim, është e ndërtuar në aftësinë e lëkurës për vetërigjenerim dhe seancat e trajtimit varen nga vitaliteti individual personal i çdo pacienti.
Rezultatet në më shumë se 90 % të rasteve janë të mrekullueshme, shumë efikase, me të paktën 70% përmirësim të përhershëm. Janë të qëndrueshme dhe të parikthyeshme, të paktën në 9 vjet përvojë personale në kët fushë e them me siguri.
Continue reading
Trajtimi i Stretchmarks ka katër qëllime
- Të rindërtojë lëkurën e shkëputur poshtë indit fibroz jo natyral
- Në kohën e duhur të shkatërrojë indin fibroz jo natyral
- Rindërtimi i një shtrese sipërfaqësore indi fibroz natyral të shëndetshëm.
- Qëllimi për të arritur me kalimin e kohës drejt një lëkure pothuajse normale, duke u bazuar tek prirja e natyrshme dhe vetë-aftësia e lëkurës për t’u rindërtuar, pasi të gjallërohet, vitalizohet dhe t’i largohet indi fibroz jonatyral si pengesë.
Secili nga këto qëllime, terapi-target, ka trajtim më vete.
Zakonisht, janë 1-12 seanca trajtimi.Continue reading
Stretchmarks – Si funksionon?
Për të trajtuar stretchmarks me rezultate shumë të mira, duhen marre në shqyrtim të gjithë faktorët etiopatogjenikë dhe sëmundjet apo predispozitat personale dhe familjare.