Mbushja me Acid Hialuronik

efektet negative të botox

Mbushja me acid hialuronik pas botox-it në trajtimin e rrudhave të forta, të thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinum toxin (Botox). Kur rrudhat janë shumë të thella, atëherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të YouTube do gjeni videon e trajtimit të plotë.

Buza e Bardhe

fotoasd11

Si të rinosh buzët pa prekur buzët? Një person i bukur zakonisht i drejtohet kirurgjisë estetike jo për të bërë ndryshime por për të zhdukur ndryshimet që i kanë ndodhur në kohë pa vënë re. Në rastin e mësipërm pacientja i ka buzët perfekte ndaj s’ ka kuptim të injektohen por cfare ka patur nevojë për vëmendje dhe trajtim është “buzaebardhë” apo zona rreth e rrothull gojes dhe buzëve. Që të riparosh dicka, fillimisht duhet ta kuptosh. Mos gjykimi i duhur i situates së pacientit djell shpesh shperfytyrimin e tije. Prandaj shpesh persona shumë të bukur shperfytyrohen pas një procedure estetike.

Hand on Pacient Workshop

botoks per semundje mjekesore

Doktorët kursant, jo vetëm observuan. Por edhe planifikuan trajtime dhe injektuan filler me acid hialuronik në buzë dhe zonën nasolabiale, sigurisht në mbikqyrjen vezhgimin dhe asistimin e Dr. Rubin Zhorda dhe Dr. Rudina Thanasi. Disa prej tyre krijuan dhe koleksionin e parë privat të fotove. Sot janë 15 doktorë të rinj Estetikë në Shqipëri dhe Kosovë, që jo vetëm dinë t’ju trajtojne por edhe kuptojnë se c’po bëjnë. Është një nder dhe Privilegj të marrësh pjesë aktive në ndërtimin e gjeneratës së re profesionistëve. Continue reading