Harmonizim profili

efektet negative të botox

Përpara disa vitesh, një nga pacientet e mia të preferuara, me një bukuri marramendëse, po ashtu shumë e talentuar dhe gjeniale në krijimtari në fushën e saj, bëri një koment që më la shumë mbresë.

– Ajo zonja duhet të ketë qenë shumë e bukur në kohën e saj!

E vërteta ishte që po, zonja kishte qenë një mbretëreshë bukurie, por tashmë mosha rreth të 80-ave kishte bërë të vetën. Dhe me kureshteje e pyeta:

– Nga e dallon këtë gjë?

Continue reading

Cikatrice hipotrofike, hipertrofike dhe keloide nga Dr. Rudina Thanasi

Shpesh, mbas lëndimeve të ndryshme, djegieve të ndryshme të forta apo dëmtimeve me humbje të substancës së dermit, shfaqen shenja të ndryshme lëkure jonormale. Mbas aknes apo një procesi inflamator, mbas një prerjeje apo dëmtimi të rëndë, mbas një djegieje apo kafshimi nga kafshë të ndryshme, etj. Këto shenja mund të jenë të futura brenda, të ngjitura apo jo me muskulin, të lëvizshme apo jo dhe në këtë rast quhen cikatrice hipotrofike dhe retraktile.Continue reading

Trajtimi i hiperhidrozes (djersitja e tepert)

Botulinium Toxin A per trajtimin e djersitjes se tepert (Hiperhidrozes)  Hiperhidroza eshte termi mjeksore per djersitjen e tepert, jo te vullnetshme nen krah( axile) duar, kembe, fytyre, zona midis  trungut dhe kofshes ( Groin) dhe gjoks,  Individet qe kane Hiperhidrozis zakonisht kane edhe nje histori familjare  djersitjeje te tepert.

Continue reading

Puçrat apo akneja me tri faza, kurimi që ju rinon me 10 vite

Shumë prej nesh, mendojmë që kemi lexuar mjaftueshëm për akne, por me siguri kur të keni lexuar këtë intervitë, do të mendoni totalisht të kundërtën! Përmes këshillave të dermatologes së njohur, DR. Rudina Thanasi  do të mësoni të dini si trajtohen aknet siç duhet sidomos aknenë konglobate ose aknetë e vështira, si dhe komplikacionin e rrezikshëm, që vjen prej tyre.

Continue reading

Papilloma Virale

Papillomat rritje te vogla eksreshcente ne lekuren e qafes, aksilave, qepallave dekoltese dhe zonave gjenitale, pergjithesisht ne ngjyren e lekures por ndonjehere jane dhe ne ngjyre kafe apo brune dhe shpesh ngaterrohen me nishanet. Varen jashte lekures si zbukurime ne pemen e krishtelindjes. Papillomat jane tumore te buta benigne te provokuara nga Virus HPV.

Continue reading

Trajtimi ideal për 90% të problemeve të lëkurës

Lëkura është kontakti ynë i parë me botën. Është ajo që na ofron mbrojtje nga faktorët e jashtëm, si dhe reflekton qartë situatën tonë të brendshme. Fytyra është pjesa më e ekspozuar e lëkurës, si dhe kartëvizita jonë.Në mjekësi, konsiderohet që pacienti më i shëndetshëm dhe më i lumtur në botë ka të paktën 5 diagnoza dermatologjike.

Peeling Kirurgjikal, informacion i detajuar nga Dr. Rudina Thanasi

E vetmja procedurë mjekësore e njohur që në lashtësi, të paktën 6000 vjet përpara ekzistencës së mjekësisë moderne, ku për shkak të rezultateve dhe njohurive që kërkonte, vlerësohej dhe lejohej të performohej vetëm nga sharmani i perandoreshës, vetëm tek anëtarët e familjes së ngushtë perandorake. I konsideruar si privilegj vetëm për hyjnitë. Peeling kirurgjikal apo Medium-Deep Peeling është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila heq kimikisht dhe fizikisht shtresat e lëkurës së vdekur dhe të gjallë deri në hipodermë, por dhe ndikon sipas dëshirës dhe nevojës edhe pjesën e mbetur të lëkurës. Shkakton ndryshime rigjeneruese dhe rindërton lëkurën e re në tone dhe teksture vetëm me një seancë.Continue reading

Si të zgjasim rininë tonë – Mezoterapia

Mezoterapia është një specialitet mjekësor që përfshin injektimin e individualizuar dhe të përshtatur sipas kushteve mjekësore, të substancave homeopate, natyrale, vitaminoze, minerale dhe farmaceutike në sasi mikroskopike në lëkurë, me efekt vetëm lokal. Mund të përdoret për eliminimin e celulitit, nxitjen e përshpejtuar të dobësimit, rinimin e lëkurës dhe duarve, trajtimin e lëkurës së varur dhe të dyfishtë, trajtimi i dhimbjes, gushës dyfishe, lipomave, mialgjive, dhimbjeve osteo-artikulare, etj.

Continue reading