Hand on Pacient Workshop

botoks per semundje mjekesore

Doktorët kursant, jo vetëm observuan. Por edhe planifikuan trajtime dhe injektuan filler me acid hialuronik në buzë dhe zonën nasolabiale, sigurisht në mbikqyrjen vezhgimin dhe asistimin e Dr. Rubin Zhorda dhe Dr. Rudina Thanasi. Disa prej tyre krijuan dhe koleksionin e parë privat të fotove. Sot janë 15 doktorë të rinj Estetikë në Shqipëri dhe Kosovë, që jo vetëm dinë t’ju trajtojne por edhe kuptojnë se c’po bëjnë. Është një nder dhe Privilegj të marrësh pjesë aktive në ndërtimin e gjeneratës së re profesionistëve. Continue reading

Kursi “Fillerat Dermale ne Estetiken Faciale” perfundoi me Sukses

Më datë 6 Prill 2018 përfundoi me sukses kursi “Fillerat Dermale ne Estetiken Faciale” kurs teorik dhe Wokrshop Praktik HandsOn Pacient. Kohezgjatja ishte 9 ore. Kursi përfshiu 4 pjesë.

Pjesa e parë dhe e dytë Teori 2:30 min, Teoria e Praktikës dhe pyetje përgjigje 1:30min.

Pjesa e tretë demonstrim praktik,  Trajtimi i dy pacientëve naso labiale dhe buze nga Dr. Rudina Thanasi dhe Dr. Rubin Zhorda. Si të konceptojmë dhe trajtojmë cdo rast individualisht. Kohëzgjatja 1 ore.

Pjesa e katert: zgjati3:30 ku cdo doktorë kursant injektoi praktikisht pacient në zonen naso labial dhe injektim ne buze  nën asistimin dhe vëzhgimin e Dr. Rubin Zhorda dhe Dr. Rudina Thanasi.

Kursi u mbajt dhe u organiziua nga Grand Dental Hospital & Laborator Kursi u filmua nga Anri Shuka.

Faleminderojme të gjithë doktoret kursant dhe në vecanti doktorët nga Kosova për pjesmarrjen aktive në kurs.

Për më shumë detaje për cdo pjesë do t ju informojmë në të ardhmen.

Ju faleminderit nga Dr. Rudina Thanasi

A trajtohen dot rrathët e zinj të syve?

Meqenese është një shqetesim estetik i përberë nga disa faktorë, atehere edhe zgjidhja nuk është e vetme, por ka disa elementë të duhur për çdo problem. Kur bëhet fjalë për trajtimin e rrathëve të syve nuk duhet të jetë patjetër problem te rrudhat anës syrit nga harku i zi i syrit apo mungesa e substancës. Zakonisht, kjo u ndodh të tërëve, me kalimin e moshës kjo konsiderohet si problem estetik, por në fakt kjo është pjesa më e lehtë për t’u trajtuar. Rrudhat e mimikës zgjidhen shumë lehte nëpërmjet injektimit me botulinium toksin, apo një acid hyaluronik  i pakryqëzuar, e përsëritur në disa seanca. Gropa e zezë e shkaktuar nga absorbimi dhe migrimi i dhjamit mbushet me acid hialuronik me formulë të vogël, dhe kryqëzim të lehtë. Dhjami tretet me Lipoliza në disa seanca, elastoza reduktohet me mezoterapi dhe piling po në disa seanca. Continue reading

Çfarë është “Puffy Eyes”?

Është një predispozitë gjenetike, familjare e cila përkeqësohet me moshën dhe llojin e jetës. Me siguri të gjithëve u ka qëlluar të shikojnë një person që ka si dy qese poshtë syve. Kjo qese apo flluskë është e përbërë nga dy elementë; Continue reading

Rrathët e syve e kanë gjithmonë një shkak?

Kanë disa shkaqe, jo vetëm një shkak. Një është dermatit atopik, që është një dispozitë gjenetike, janë personat që lindin me një hiersensibilitet. Tashmë dermatiti atopike është aq i shpeshtë sa besoj kjo do jetë lloji i lëkurës normale në të ardhmen e afërt. Karakteristikë për njohjen e dermatitit Atopik është linja “Mërfi”, që është një linjë e parë, një rrudhë e parë që në fëmijërinë e hershme në qepallën e poshtme, dhe “dark circles” apo rrathët e nxirë të syve, që zakonisht duken më shumë pas një nate pa gjumë, kur personi ka ndenjur në ambient me pluhura.Continue reading

A mund ta manaxhojme stresin?

Nga ana biologjike deri diku, në realitet ende nuk kemi një gjë të matshme që të mundemi që ta menaxhojmë. Po, nga ana mjeksore, mund të menaxhohet stresi nëpërmjet faktoreve të tij biologjikë, edhe mënyra sesi suportohet stresi. Janë dy degë të reja mjekësie aktualisht që merren me menaxhimin e stresit në mënyrë direkte dhe indirekte. Continue reading

A ndikon stresi tek rrathet e zinj te syve?

Nuk vjen nga stresi. Por stresi biologjik është faktori shfaqës kryesor. Në 5 vitet  e fundit, faktori stres dhe ndikimi i tij në prezencën e çdo problemi mjekësor, zë numrin një në krye të të gjitha studimeve shkencore mjekësore.Continue reading

Çfarë është elastoza?

Elastoza është një defekt i elasticitetit të lëkurës. Është predispozite gjenetike, çrregullime kolagjeneze, e cila përkeqësohet me moshën dhe nën efektin e stresit dhe mbingarkesës.  Nuk është e lehtë, por estetikisht me pak durim është totalisht e trajtueshme. Bëhet fjalë për një predispozitë totalisht gjenetike. Ekziston gjithmonë një predispozitë gjenetike, që do të thotë që predispozita gjenetike është 6 për qind.Continue reading

Cilat jane problematikat tek rrathet e zinj te syve?

Asaj që në gjuhën e përditshme i themi problemi me rrathët e zi të syve, apo gropat e thelluara rreth syve, në gjuhën mjekësore quhet “Hollow eye sindrom”. Rrathët e zinj të syve nuk janë domosdoshmërisht tregues i moshës, por ekzistenca e tyre e bën një person të duket më i madh në moshë. Ato kur krijohen nga mosha janë një migrim i natyrshëm i dhjamit, migrim i cili lë një zone me mungesë substance. Continue reading

Si te injektoni fillera dermale me acid hialuronik

Në ambientet e Grand Dental Hospital, do të mbahet kursi i trajnimit për stomatologët dhe mjekët e fushave të tjera, të cilët duan të mësojnë si të injektojnë filler dermalë me acid hialuronik.

Ata, atë ditë, përveç teorisë, do të kenë mundësi të ndjekin injektime në praktikë në pacientë, ku trajnerja Rudina Thanasi, bashkë me Dr. Rubin Zhordën me një eksperiencë 9-vjeçare do të demonstrojnë injektime “live” tek pacientët…

Dr. Rudina Thanasi, dermatologe, mjeke dermo-estetike, si dhe kërkuese shkencore, do të jetë në dispozicionin e të gjithë stomatologëve, të cilët kanë dëshirë që të shtojnë në gamën e tyre të shërbimeve në klikinën private edhe injektimet dermo-estetike.Continue reading