Këshilla Mjeksore 6 Trupi Dhe Shendeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Pershëndetje Doja ta pyesja doktoreshen per disa pika te bardha te vogla qe me shfaqen ne lekur kte periudhen e veres dhe largohen pakez gjat dimrit por jo plotesisht Me kan pastaj myk lekure, disa psoriasis (por mjekimi qe me dhan x kte te shfaqen me te larte)  gabuar sepse mi beri me keq) dmth vetem kur jam trajtuar per myk lekure Drejt me jan larguar.  Por gjat veres ikam serisht Nuk e di nese mund te me ndihmoj Faleminderit

Pikat e bardha jane ne lekure, mbi apo nen lekure? Sic e tregoni ju mundet te jene nga akne komedomjane e mbyllur, ne ekzematide apo pityriasis versicolor. S perjashtohet edhe nje kombinim I tyre. Nese ai qe ju jep me shume rezultat eshte trajtimi kunder myk edhe kjo e varet nese trajtimi ka qene me solution apo krem? Nese ka qene me krem atehere mundet te keni rezultat jo vetem nese eshte  PV por edhe ne ekzematide apo psoriasis pjeserisht.  Duhet te drejtoheni tek nje dermatolog per nje djagnoze dhe trajtim te sakte. Pikat e bardha munden te jene me dhjetra djagnoza.

Pershendetje !!  Kohet e fundit me kane dale disa njolla te bardha ne fytyre.  Humbje e pigmentit.  Ca te perdor ??

Nese jeni djagnostikuar me hipopigmentim duhet te di nese eshte post trauma, post medicamentos apo vitiligo. Trajtimi eshte I ndryshem ne secilin rast. Njehere keni nevoje per nje djagnoze te sakte nga doktori specialist dermatology.

Persh maskat ne kushte shtepie dhe ato te gatshme sa ndihmojn ne rigjenerimin e fytyres apo mirmbajtjen e saj

Nese jeni duke perdorur masken e duhur per ju ne momentin e duhur per lekuren tuaj, atehere ju ndihmon ne mirembjatje. Por pritshmerite duhet ti keni realiste. Eshte nje mission shume I veshtire qe ta mbash lekuren ne nivelin qe eshte, Sa per te rigjeneruar … ky eshte mission I pamundur per cdo mask momentalisht, ne kushtet e shtepise apo jo.

Dr. Md. Rudina Thanasi

Djersitja e tepërt.

Trajtimi I hiperhidrozes, djersitjes së tepërt.
Djersitje e tepërt dhe Botox (Toksina Botulinike)

Trajtohet me injeksione të toksinës botulinum (Botox, Vistabel, Azzalure, Dyspor, Neuronox, etj.).

Pas trajtimit te rrudhave me Botoks, trajtimi i hiperhidrozes sidomos ne sqetulla este este terapia Botoks me e perdorur ne bote.

Trajtohen të gjitha zonat ku shfaqet djersitja e tepërt : axillary( sqetulla), palmar( duar), plantar( shputa kembe),fytyrë, gjoks, shpatulla, mes kembeve, etj.

Rezultatet më spektakolare në trajtimin e djersitjes së tepërt me injektime Botoks janë axillare ( sqetulla)
Për të marrë rezultatet më të mira, kërkohet të identifikoni fillimisht zonat me përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës para se të injektoni toksinën botulinike.

Identifikimi i zonave me më shumë gjëndra të djersës bëhet duke praktikuar testin MINOR = testin me puder talk dhe tretësirë jod-jodike

Identifikimi i zonave me djersitje të tepërt (Test Minor)
Aplikoni zgjidhjen e jodit dhe më pas pudren talk
Hiqeni pudren talk dhe identifikoni zonën me njolla të zeza – gjëndra djerse
Krijohet nje rrjete , dhe në mes te cdo katrori janë pikat e injektimit të toksinës botulinium( Botoks) Dysport
Injeksioni Botox( botoks) në pëllëmbët dhe shputat është i dhimbshëm, kërkon bllok anestezik ,anestezi per bllokimin e nervave i cili mund të shkaktojë efekte anësore të dukshme dhe rezultatet zgjasin më pak se në sqetull.

Dr. Md. Rudina Thanasi

International Dermatology Conference

International Dermatology Conference

Kam kënaqësinë të ndaj me ju ftesën për bashkë-drejtuese (#co_chair_person) në konferencë dermatologjike ndërkombëtare, po ashtu e ftuar dhe si folëse kryesor në prezantimin aknea severe. Protokollim në trajtimin e aknes dhe trajtimin e shenjave të aknes shpejt me rezultate për kohë të gjatë.

We warmly welcome our honorable CO-CHAIR PERSON of the conference. Sever acne, My Own Protocol for Fast and Long Lasting Results in Acne and Acne Scars Treatment.

Mbushja me Acid Hialuronik

efektet negative të botox

Mbushja me acid hialuronik pas botox-it në trajtimin e rrudhave të forta, të thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinum toxin (Botox). Kur rrudhat janë shumë të thella, atëherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të YouTube do gjeni videon e trajtimit të plotë.