Trajtimi ideal për 90% të problemeve të lëkurës

Lëkura është kontakti ynë i parë me botën. Është ajo që na ofron mbrojtje nga faktorët e jashtëm, si dhe reflekton qartë situatën tonë të brendshme. Fytyra është pjesa më e ekspozuar e lëkurës, si dhe kartëvizita jonë.Në mjekësi, konsiderohet që pacienti më i shëndetshëm dhe më i lumtur në botë ka të paktën 5 diagnoza dermatologjike.

Peeling Kirurgjikal, informacion i detajuar nga Dr. Rudina Thanasi

E vetmja procedurë mjekësore e njohur që në lashtësi, të paktën 6000 vjet përpara ekzistencës së mjekësisë moderne, ku për shkak të rezultateve dhe njohurive që kërkonte, vlerësohej dhe lejohej të performohej vetëm nga sharmani i perandoreshës, vetëm tek anëtarët e familjes së ngushtë perandorake. I konsideruar si privilegj vetëm për hyjnitë. Peeling kirurgjikal apo Medium-Deep Peeling është një procedurë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila heq kimikisht dhe fizikisht shtresat e lëkurës së vdekur dhe të gjallë deri në hipodermë, por dhe ndikon sipas dëshirës dhe nevojës edhe pjesën e mbetur të lëkurës. Shkakton ndryshime rigjeneruese dhe rindërton lëkurën e re në tone dhe teksture vetëm me një seancë.Continue reading