Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.
Lipoliza per dobesim
Foto para dhe pas nje seance lipolize , mezoterapi per dobësim. Tani që vera dhe sezoni plazhit po afron, kanë filluar trajtimet per dobesim. Lipoliza është shume efikase dhe rezultatet janë të dukshme me sy të lirë si në pozën e mësipërme. Rekomandohet të shoqerohet për një efekt më të mirë me sport dhe rregjim ushqimi te shëndetshëm. Në rastin e mësipërm janë përdorur 2 koktejle lipolize me kosto 100.000 lek të vjetra koktejl. Efekte sekondare skuqje enjtje pikablu dhe një sensacion rendese, nxehtesi në zonen e injektuar, në mëngjes . Të gjitha reagime normale.