Çfarë janë fillerat?

Filler dermal quhet çdo substancë mbushëse e përdorur për efekt estetik, rezultati i së cilës qëndron përtej kohës së injektimit.
Ka disa lloj fillerash. Besoj të gjithë keni dëgjuar për ta, sepse tregu i kozmetikës është i mbushur me shumëllojshmëri fillerash dermalë, po ashtu emra si acidi hialuronik apo kolagjeni përdoren dhe keqpërdoren tashmë rëndom në pothuajse të gjithë produktet kozmetike.
Më i njohuri dhe popullori këto vitet e fundit është acidi hialuronik (hyaluronic). Fatmirësisht është dhe më i miri.

Si ndahen fillerat?
Fillerat ndahen sipas kohëzgjatjes, po ashtu ndahen edhe sipas substancës së përdorur dhe volumit.
Në qoftë se flasim sipas kohëzgjatjes, kemi 3 lloj fillerash:
-Fillera temporalë apo të përkohshëm;
-Fillera semi-temporalë apo gjysmë të përkohshëm;
-Fillera permanentë apo të përhershëm.

Kush janë fillerat e përkohshëm?
Çdo filler i cili asorbohet në mënyrë natyrale nga trupi, në momentin kur mbaron efekti i tij estetik, konsiderohet filler i përkohshëm.
Fillerat temporalë ose të përkohshëm konsiderohen fillerat me kolagjen, me dhjamë dhe me acid hialuronik.
Këtu mjekësia ka shumë diskutime. Absorbimi dhe kohëzgjatja varen edhe nga shumë faktorë të tjerë, ndaj edhe klasifikimi është i diskutueshëm. (Disa autorë e konsiderojnë dhjamin si filler gjysmë të përkohshëm, disa të tjerë konsiderojnë edhe vetë forma të veçanta të acidit hialuronik si jo totalisht të përkohshme.)

Kush janë fillerat gjysmë të përkohshëm?
Filler semi-temporal konsiderohet çfarëdolloj filleri i cili, edhe mbas përfundimit të efektit estetik, qëndron për një kohë në trup.
Për shembull, marrim Radiesee, në qoftë se do të vijë momenti të punoni me të. Një pacient do t’ju thotë që, edhe vite mbasi ka mbaruar efekti estetik i fillerit (Radiesee), në radiologji i dallohet një si zonë homogjene (specifike për prezantimin radiologjik të kockave). Si të jetë kockë. (E rekomandueshme është të njoftohet pacienti qysh më përpara për këtë fenomen.)
Pra, çdo filler i cili qëndron në trup edhe mbasi ka mbaruar efektin e tij estetik, quhet semi-temporal. Këta fillera, në fakt, në aspektin estetik, nuk qëndrojnë shumë më tepër se fillerat temporalë. Kohëzgjatja e efektit të tyre është 6-18 muaj (megjithëse në përgjithësi acidi hialuronik i zakonshëm qëndron 3-12 muaj në lëkurë, pastaj absorbohet; 40% i efektit të tij estetik, nëse injektimi është bërë nga një specialist dhe kujdesi është i duhuri nga pacienti, e ka kohëzgjatjen edhe 2-3 vjet).

Fillerat permanentë
Me siguri të tërë kanë dëgjuar për silikonin. Është shumë fashinant. Krijon një efekt të shkëlqyer, sidomos në buzë, por është një nga substancat më të dëmshme aktualisht në botë.
E theksoj jo më kot, sepse në vendet me ekonomi të dobët (por jo vetëm), si në Shqipëri, është një nga substancat që përdoret më shumë. Megjithëse është fashinant, efektet e tij janë të paparashikueshme, përveç efekteve dytësore që janë të pranishme në të tërë fillerat. Silikoni vë jetën në rrezik në kohëzgjatje. Disa nga efektet dytësore të pritshme rëndom nga silikoni i injektueshëm, janë: granuloma, nekroza, megrimi, embolia dhe, si rezultat, edhe verbimi, infarkti cerebral pulmonar, etj.

Fillers dermalë të përkohshëm

Diskutime dhe konsiderata mbi klasifikimin e fillerave të përkohshëm
Fillera të përkohshëm apo temporalë konsiderohen:
1-Fillers me acid hialuronik të injektueshëm
2-Fillers me kolagjen
3-Dhjami si filler.

Deri përpara vitit 2000 përdorej shumë filleri me kolagjen. Meqenëse tani dëgjojmë gjithandej për acidin hialuronik, na duket sikur ai është përdorur gjithmonë. Në fakt, acidi hialuronik ka filluar të ekzistojë në mjeksinë estetike në vitin 2000. Deri në atë kohë përdorej shumë kolagjeni. Kolagjeni është një filler i mrekullueshëm. Por ka një problem të madh. Jo të tërë e pranojnë. Ka shumë pacientë që kanë reagime të trupit të huaj. Reagime të forta alergjike kërkojnë paraprakisht disa teste alergjie dhe kjo gjë e bën më pak komod (valuable) në të përdorur se sa acidi hialuronik .

Dhjami si filler
Substancë mbushëse në estetikën e fytyrës.
Po ashtu, dhjamin disa autorë e konsiderojnë filler të përkohshëm. Personalisht, e konsideroj dhjamin një filler shumë subjektiv, të pakontrollueshëm; nga përvoja konsideroj se dhjami sillet ndryshe dhe ka kohëzgjatje të ndryshme në zona të ndryshme të fytyrës dhe trupit.
Po ashtu, sërish nga përvoja, konsideroj forma specifike të acidit hialuronik si filler semi-temporal dhe disa fillers me acid hialuronik që në forma dhe zona të veçanta injektimi sillen si fillers të përhershëm (të paktën më shumë se 5 vjeçarë).

Trajtimi i rrudhave të holla në fytyrë

rrudhat

Tashmë pothuajse në të gjitha firmat serioze të fillerave me acid hialuronik gjenden edhe nje apo 2 produkte mezotherspie me acid hialuronik ose filler me cross link minerale. Keta janë acidet hialuronik me te shendetshmit në eksperiencen time dhe me efektin m natyral dhe elegant. Janë të dobishëm në cdo pacient por nuk janë për cdo pacient për shkak se rezultati i punës me këtë lloje acidi hialuronik nuk është po aq i dukshem sa me një filler dhe preferohet zakonisht nga pacient shume te rafinuar të kirurgjise estetike. Efekti i tyre vertete qendron nje vitë , kur behet fjale per qëllimin e tyre kryesor- hidratimin por kur deshirojme te trajtojme rrudhat fine ne fytyre( rejomandimi kryesore per këtë llojë filleri) procedura duhet ripetseritur te pakten edhe 3 here / 1 here në 3-4 jave.

#hyaluronicacidfordarkcircles #noncrosslinkedhyaluronicacid #glabellatreatmeant #darckcircles #halloweyesindrom #drrudinathanasi #rudinathanasi #drrudina #hawtoinjwcttheperfwctfiller #siteinjwctojmefillerinperfect #mezoterapiacidhialuronik




Hand on Pacient Workshop

botoks per semundje mjekesore

Doktorët kursant, jo vetëm observuan. Por edhe planifikuan trajtime dhe injektuan filler me acid hialuronik në buzë dhe zonën nasolabiale, sigurisht në mbikqyrjen vezhgimin dhe asistimin e Dr. Rubin Zhorda dhe Dr. Rudina Thanasi. Disa prej tyre krijuan dhe koleksionin e parë privat të fotove. Sot janë 15 doktorë të rinj Estetikë në Shqipëri dhe Kosovë, që jo vetëm dinë t’ju trajtojne por edhe kuptojnë se c’po bëjnë. Është një nder dhe Privilegj të marrësh pjesë aktive në ndërtimin e gjeneratës së re profesionistëve. Continue reading

Kursi “Fillerat Dermale ne Estetiken Faciale” perfundoi me Sukses

Më datë 6 Prill 2018 përfundoi me sukses kursi “Fillerat Dermale ne Estetiken Faciale” kurs teorik dhe Wokrshop Praktik HandsOn Pacient. Kohezgjatja ishte 9 ore. Kursi përfshiu 4 pjesë.

Pjesa e parë dhe e dytë Teori 2:30 min, Teoria e Praktikës dhe pyetje përgjigje 1:30min.

Pjesa e tretë demonstrim praktik,  Trajtimi i dy pacientëve naso labiale dhe buze nga Dr. Rudina Thanasi dhe Dr. Rubin Zhorda. Si të konceptojmë dhe trajtojmë cdo rast individualisht. Kohëzgjatja 1 ore.

Pjesa e katert: zgjati3:30 ku cdo doktorë kursant injektoi praktikisht pacient në zonen naso labial dhe injektim ne buze  nën asistimin dhe vëzhgimin e Dr. Rubin Zhorda dhe Dr. Rudina Thanasi.

Kursi u mbajt dhe u organiziua nga Grand Dental Hospital & Laborator Kursi u filmua nga Anri Shuka.

Faleminderojme të gjithë doktoret kursant dhe në vecanti doktorët nga Kosova për pjesmarrjen aktive në kurs.

Për më shumë detaje për cdo pjesë do t ju informojmë në të ardhmen.

Ju faleminderit nga Dr. Rudina Thanasi

Si te injektoni fillera dermale me acid hialuronik

Në ambientet e Grand Dental Hospital, do të mbahet kursi i trajnimit për stomatologët dhe mjekët e fushave të tjera, të cilët duan të mësojnë si të injektojnë filler dermalë me acid hialuronik.

Ata, atë ditë, përveç teorisë, do të kenë mundësi të ndjekin injektime në praktikë në pacientë, ku trajnerja Rudina Thanasi, bashkë me Dr. Rubin Zhordën me një eksperiencë 9-vjeçare do të demonstrojnë injektime “live” tek pacientët…

Dr. Rudina Thanasi, dermatologe, mjeke dermo-estetike, si dhe kërkuese shkencore, do të jetë në dispozicionin e të gjithë stomatologëve, të cilët kanë dëshirë që të shtojnë në gamën e tyre të shërbimeve në klikinën private edhe injektimet dermo-estetike.Continue reading

Ndryshove Buzen, Ndryshove Fatin!

Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë dhe duke qenë se një element i rëndësishëm i fytyrës është buza, mund të na shpjegoni sa teknika ka rreth rimodelimit të buzëve?

Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin e buzëve janë të panumërta.

Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka.

Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.Continue reading

A munden stomatologet te bejne injektime me acid hialuronik ne buze apo zonen nazo labiale?

Po me behet shume shpesh pyetja nga doktore, pacient dhe stomatolog ne rrjetet sociale a munden stomatologet te bejne injektim me acid hialuronik ne buze apo zonen nazo labiale.

Zona naso_labiale dhe buzet jane indikimi I pare per cdo lloje filleri ( substance mbushese) dhe po ashtu per injektimet me acid hialuronik ne pergjithesi. Cdo mjek qofte ai dermatolog, kirurg Plasticien apo mjek estetik keshtu fillon apo ka filluar njohurite e tij me filler ne dermato kozmetike.  Nuk eshte hera e pare qe me behet kjo pyetje. Per here te pare kam mbajtur kurse trajnimi per injektimin me acid hialuronik ne Athine ne 2010, se bashku me dr. Liras dhe me vone me dr. Tsagkari. Dua te permend se nder  mjeket stomatologe  te paret “ studente” te mi dhe ndjekes te vazhdueshem te workshopeve te mia dhe kolegeve te mi, kane qene nga figurat me te respektuara dhe sukseshme ne Athine dhe Greqi.

Continue reading

Injektimi i Buzëve me Acid Hialuronik

Mbushja e buzeve me Acid Hialuronik.
Dermatologjia estetike po fiton terren gjithnjë e më shumë. Një element shumë i rëndësishëm i fytyrës është buza dhe mbushja e buzeve është një nga proçedurat më të kërkuara.
Teknikat, metodat dhe mjetet për rimodelimin/ mbushja e buzeve janë të panumërta. Sa Mjekë specialistë që modelojnë buzët ka, aq teknika ka. Megjithëse modelimi dhe volumizimi i buzëve janë një nga procedurat mjekësore më të shpeshta, më popullore dhe nga më të vjetrat, përsëri modelimi i buzëve ka ngelur një nga sfidat e Dermatologjisë Kozmetike dhe Mjekësisë Estetike.

Continue reading

Acid Hialuronik Për Meshkuj Në Tiranë

acid hialuronik per meshkuj

Injektimet me fillers (mbushës) me acid hialuronik po bëhet çdo ditë dhe më popullor edhe për meshkuj.

Grup mosha më e interesuar në klinikën tonë janë 25-50 vjeç. Specifikë për meshkujt është vlerësimi për detajet, cilësia, dhe natyrshmëria edhe gjatë mimikës. Zona e injektuar – Rrudhat nga hunda tek buza dhe Rrathët e syve. Nëse për femrat një nga pyetjet e para është çmimi dhe sa kohë mban rezultati, për meshkujt interesi kryesor është për detajet.Continue reading