Vizite e Dr. Flamur Topi

Të dashur miq dhe pacientë! Sot kishim nderin dhë kënaqësinë të kishim në klinikën tonë përsëri doktorin më të dashur të shqiptarëve, dr. Flamur Topi dhe ekipin e tijë të mrekullueshëm. Sot mbyllëm ciklin e emisioneve për sëmundjet me transmetim seksual. Cikël i cili fillon transmetimin këtë të premte në RTSH , Trupi dhe shëndeti. Emisioni i sotëm ju dedikua të rinjve. Folëm për higjënën personale seksuale, zakonet seksuale, prezervativi si forma e parë mbrojtëse nga SST. Ky emision ishte kthim përgjigjesh ndaj pyetjeve tuaja. Ju faleminderit.

 

Fytyra pas trajtimit me botulinium toxine dhe acid hialuronic.

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

Si bëhet dobesimi pe lipoze dhe cfarë të pres?

Lipoliza është shkenca e tretjes se dhjamit nepermjet injektimit të substancave natyrale si  ekstrakt soje lokal aty ku ekzistojnë depozita dhjami aberante . Është një terapi shumë efektive por sic do trajtim tjeter dobesimi duhet të jete nje ndryshim stli jete. Trajtimi konsiston në 12 seanca te nje pas njeshme cdo jave. Dhe 6-12 seanca mirmbajteje për zonë të trajtuar cdo 1-2 muaj. Nuk duhet konsumuar alkol dhe duhet evituar e ngrena pas ores 7. Shpesh gjate trajtimit pacientit i krijohet idea fallso se mundet te haje pa fund dhe nuk shendoshet ide fallco. E vertete qe gjate trajtimit ti vazhdon dobesohesh megjithese ha shume por cdo gje qe konsumon sot do e shikosh per 2-3 muaj. Lipoliza nuk trajton enjtjen e zorreve apo fryrjen. Efekte sekondare normale, skuqje nxirrje ne zonen e injektimit enjtje nxehtesi dhe ndjeshmeri e lehtë po ashtu një sensacion rendese ne mengjes ne zonen e trajtuar.

Lipoliza per dobesim

Foto para dhe pas nje seance lipolize , mezoterapi per dobësim. Tani që vera dhe sezoni plazhit po afron, kanë filluar trajtimet per dobesim. Lipoliza është shume efikase dhe rezultatet janë të dukshme me sy të lirë si në pozën e mësipërme. Rekomandohet të shoqerohet për një efekt më të mirë me sport dhe rregjim ushqimi te shëndetshëm. Në rastin e mësipërm janë përdorur 2 koktejle lipolize me kosto 100.000 lek të vjetra koktejl. Efekte sekondare skuqje enjtje pikablu dhe një sensacion rendese, nxehtesi në zonen e injektuar, në mëngjes . Të gjitha reagime normale.

Sensi i Estetikës

Sensi i Estetikës është nga vetë domethënja e fjalës Estetik , harmonizues, natyral i padukshëm dhë padiskutim i shëndetshëm. Personi i trajtuar duhet të duket po vetvetja pa asnjë ndryshim me syrin e lirë por sepse duket me mirë, me i relaksuar. Pjesë e pandashme e këtij procesi është edhe kualiteti i lekurës në ton, elasticitet dhe ngjyrë të cilat vijnë si rezultat i përmirsimit, rigjenerimit dhe shëndetit të lëkurës. Ndryshe trajtimi s ka kuptim. Tashmë mjeksia e Bukurisë i ofron te gjitha këto mundësi joinvazive dhe të shëndetshme. Që rezultati të jetë i shëndetshëm i padukshëm dhe natural merr kohe, efort dhe një kombinim procedurash.
Kryesisht tek doktori Estetik kirurg apo jo, drejtohen më shpesh njerzit e bukur. Në pamje të parë duket e lehte sepse dikush qe eshtë i bukur është lehtë të trajtohet. Në fakt duhet më shumë kujdes dhe ka më shumë vështirësi sepse njerzit e bukur janë të tille nga natyra ndaj procesi i rifreskimit të pamjes së tyrë është një proces më delikat me respekt për natyrën bujare.
Me aprovimin e shoqes dhe modeles tonë ju ofrojmë këto poza të cilat personalisht më kënaqin sytë si para dhe pas.

#photoshopliketreatmeant #trajtimisimefotoshop #rudinathanasi

Website: www.rudinathanasi.com
Email: info@rudinathanasi.com
Cel: +355682023331
Rr. Milto Tutulani, Pallati Nr. 6, Zyra 1, Tirane
Facebook: Rudina Thanasi
Twitter: /rudinathanasi
LinkedIn: Dr Rudina Thanasi
Instagram: /rudinathanasi
Google+: Dr Rudina Thanasi – Dermatolog – Venerolog
YouTube: Dr Rudina Thanasi – Dermatolog – Venerolog
Me aprovimin e shoqes dhe modeles tonë ju ofrojme pozat e mësiperme të cilat personalisht më kënaqin sytë si para dhe pas

Vizitë e Dr. Flamur Topi

Flamur Topi

Të dashur miq, pacientë dhe dashamirës! Dje patëm përsëri në klinikën tonë Dr. Flamur Topi, doktorin më të dashur dhe të respektuar të shqiptarëve. Dhe ekipin e tij të mrekullueshëm me në krye regjizoren zonjën Eli. Këtë radhë intervista ishte mbi një subjekt delikat që na përfshin të gjithëve: Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.
Ju ftojmë të na ndiqni.
Ju faleminderit!

Mbushja me Acid Hialuronik

efektet negative të botox

Mbushja me acid hialuronik pas botox-it në trajtimin e rrudhave të forta, të thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinum toxin (Botox). Kur rrudhat janë shumë të thella, atëherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të YouTube do gjeni videon e trajtimit të plotë.

Buza e Bardhe

fotoasd11

Si të rinosh buzët pa prekur buzët? Një person i bukur zakonisht i drejtohet kirurgjisë estetike jo për të bërë ndryshime por për të zhdukur ndryshimet që i kanë ndodhur në kohë pa vënë re. Në rastin e mësipërm pacientja i ka buzët perfekte ndaj s’ ka kuptim të injektohen por cfare ka patur nevojë për vëmendje dhe trajtim është “buzaebardhë” apo zona rreth e rrothull gojes dhe buzëve. Që të riparosh dicka, fillimisht duhet ta kuptosh. Mos gjykimi i duhur i situates së pacientit djell shpesh shperfytyrimin e tije. Prandaj shpesh persona shumë të bukur shperfytyrohen pas një procedure estetike.

Mjaft u mbushe plot me ilace, por beje Testin e Intolerances Ushqimore

Intestinet njerezore apo barku, jane te pajisuara me me shumë se 100 milion qeliza nervore. Praktikisht një tru mëvete. Jo më kot konsiderohet edhe truri sekondare. Apo truri i mirqenijes, truri i se ndjerit mire. Barku i flet trurit duke lëshuar hornone ne gjak. Në kete rrugë komunikimi ndodh brenda 10 minutave. Por në një studim te fundit ku u zbuluan nje set rrugesh nervoze, del qe truri me barkun komunikojne ne fraksione sekondash. Ky zbulim mund te sjelli trajtime të reja për mbipedhen, diabetin, c”rregullimet e te ngrenit, deprsionit , autizmit, ekzemave , e shume e shume semundjeve te tjera. Ky komunikim ndodh me ndermjetesine e nervit Vag ne milisekonda (sipas rezultateve te nje eksperimenti ku stimulohej nervi vag me laser) #supershendeti #gutfeeling #gut #hormons #foodintolerance #alergy #eczema #eatingdisorder #bloodstreahormons #gutandbraincomunication

Interviste ne RTV Kosova

Sot. Ju falenderojme qe po na ndiqni sot, në Emisionin Sot ne RTV Kosova në një intervistë emocionuese me Lekë Rezniqin . Falenderoje Lekë Rezniqin për ftesën po ashtu për interesimin që tregoi për babanë timë Bashkim Thanasi dhe ndikimin e tijë në zgjedhjen time për të vazhduar traditën familjare si mjek. Falenderojë gjithë miqte pacientet dhe njerez të panjohur por dashamirës për mesazhet e tyre të perzemërta. Folëm për shumë subjekte. Folëm për kirurgjinë estetike dhe botoxin si një mrekulli apo katastrofë. Folem për mjeksinë estetike, folem për librin tim Sexualiteti dhe Venerogjia, Folem per Videobookun “ Si të injektojmë fillerin perfekt” Folëm për intolerancen ushqimore si një nga subjektet më të ndjeshme të kohëve të fundit. Folëm edhë per projektin e fundit shkencore mbi ujin dhe aknen. #emisionisot #radiotelevizioniikosoves #lekerazniqi #bashkimthanasi #kirurgbashkimthanasi