Këshilla Mjeksore 5 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Aknet hormonale adulte me cfar kurohen? A mund te mos perdorim izotretinoine ?

Fluktacionet hormonale jane nje nga faktoret triger apo ngacmues me te fuqishem te aknes por akneja eshte semundje inflamatore  lekure, me shume faktore te tjere triger dhe gjithmone e shoqeruar me crregullim keratinizimi. . Tretinoini eshte nje nga linjat e trajtimit I cili per ata qe e suportojne mire fizikisht, ul koston e trajtimit , kohen dhe rrit kohezgjatjen e rezultatetve te perfituara. Por sigurisht qe mundet te mos e perdoresh tretioninin. Linja e pare e trajtimit eshte piling I mesem I thelle. Disa seanca konsekutive dhe ne ata qe s duan te perdorin tretinoinin , mund te jepet antibiotic per kohe te gjate ose thjesht e mirembajne me piling te mesem te thelle.

 

Si mund ti trajtoj nishanet ne fytyr, heqjen e tyre dhe yndyren

Nishat nuk I trajton pacienti. Duhet te te shikoj specialist dermatology dhe nese eshte e nevojshme edhe ti heqi dermatologu kirurg.

Yndyra e fytyres po perseri mbahet nen kontroll nga rekomandimet e vazhdueshme te specialistit dermatolog. Fytyra eshte nje organ I gjalle dhe ndryshon cdo dite. Influencohet cdo dite nga ambjenti por edhe gjendja emocionale . nese deshiron ta besh vete kete pune do jete pak e veshtire dhe munded te perkeqesosh situaten. Vete mundet te perdoresh nje lares per fytyrat me yndyre qe ndryshohet cdo 45 dite po ashtu mundet te hyni ne faqen time zyrtare rudinathanasi.com ne kategorin  Cfare lloje lekure kam? Tek fytyrat e yndyrshme do te gjeni nje program me disa hapa se sit e kujdeseni per lekuren ne kushtet e shtepise , po ashtu edhe maska ne kushtet e shtepise.

 

Miredita doktoreshe kam probleme me disa skuqje ne fytyre dhe gjoks dhe me eshte shpreh alopecia area.

Ju nevojitet konsulta dhe djagnoza nga specialist dermatolog. Alopecia njehere e shfaqur ka nevoje per investigim serioze per te pare shkaqet perse eshte shfaqur dhe ne baze te shkakut pershtatet trajtimi. I cili konsiston ne solution, kremra dhe seanca mezoterapie, po ashtu edhe disa multivitamina nga goja. Trajtimi zgjat nga 3 – deri ne 18 muaj. Mbarevajtje dhe kujdes do kesh gjithe jeten

 

Cfar shampoo mund te perdor? Me bien floket shum pas shtatzanise

Ranja e flokeve 6-7 muaj mbas shtatzanise eshte normale. Nuk ka shampoo qe ndalon renijen e flokeve. Ju nevojitet consult djagnoze dhe trajtim tek mjeku specialist dermatolog. Nga 3-18 muaj dhe kujdes e mbarevajtje gjithe jeten

 

Kam pjesen e lekures te duarve siper te thara dhe te kuqe..cfare kremi mund te perdor? I laj shpesh

Keni ekzem. Pas larjes ne lekure ende te pathare vendosni gjalp kokosi, gjalp karate apo Vaseline. Keni nevoje per ndihmen e doktorit specialist dermatology sepse eczema eshte kronike, kontrollohet por nuk sherohet.

 

Qfare kreme me perdor per pucrat qe dalin? Lekura e thate

Nese keni pucra dhe lekure te thate , me shume mundesi keni akne dhe keratoze folikulare. Rekomandimi me I mire per ju eshte piling I mesem I thelle, disa seanca konsekutive tek nje dermatology specialist me experience.

 

Per lekuren e rosacea, ka mungese informacioni, shume njerez e vuajne, nder to dhe un

Ju lutem hyni ne websitin tim rudinathanasi.com ne kategorin akne dhe rozacee qe gjeni shume artikuj nga me te thjeshtet deri tek ato profesionist , rezantime ne kongrese nderkombetare dhe publikime ne revista nderkombetare. Po ashtu keni dhe video ne youtubin tim dr Rudina Thanasi

 

25 vjece ende kam pucra ne fytyre cili esht shkaku.

Quhet akne tardive dhe fillon te shpertheje mbas moshes 26-27 . jane akne rezistente ju duhet mbarvajtje dhe ndjeke e vazhdueshme tek nje doctor  dermatolog specialist

 

Pershendetje, kam pika te bardha rreth syve, I kam hequr me age po perseri dalin, cfare mund te bej ju lt

Mundet te jene mili . eshte predispozite gjenetike. Duhet ti hiqni sa here shfaen. Po ashtu mbani nen kontroll kolesterolin dhe yndyren ne ushqime

 

Pershendetje, doja te perfitoja nga rasti per tju pyetur rreth kurimit te kapilareve venoz si rrjet

Laser vascular jo invaziv , ju mjaftojn 2 ose 3 seanca

 

Pershendetje cfare trajtimi ka per tipin “luleshtrydhe”te lekures te krahet gjunjet dhe pucrrat ne kurriz

Quhet keratoze folikulare dhe shoqerohet shpesh me aknen konglobate. Jane patologji kronike familjare te dyja te cilat veshtiresojne trajtimin e njera tjetres. Patjeter ju duhet doctor specialist dermatology. Vete mundet vetem ta perkeqesoni.

 

Cfare keshilloni per dendesimin e flokeve ?

Qofte vete ne shtepi qofte ne kinike, flm

E rekomanduar ne klinik. Ne lindim me nje sasi flokesh. Mundemi vetem ta mirembajme apo te optimalizojme cilesine e atyre qe kemi. Trajtimet e rekomanduara me efikasitet jane mezoterapi , mezolife , koktejle individuale per cdo pacient. Ju ftojme ne kliniken tone apo drejtohuni tek nje specialist dermatolog I zgjedhjes tuaj

 

Per sa kohe maksimimi mund te perdoret hidrokortizoni ne fytyre per efek antiinflamator?

3 dite  nje shtrese trasparente. Ne raste shume te renda vetem kur eshte e rekomanduar nga doktori dermatolog, deri ne 2 jave. Ndryshe efektet sekondare mundet te jene nga akne kortizonike, atrofi e lekures  deri ne Red skin sindrom.

 

Prej nje viti kam renie difuze te flokeve, bera te gjitha analizat, me dolen mire por renia ende

Kushdo qe eshte shkaku I renijes se flokeve , nga ai shendetesor, post medikamentos, emocional apo imun, mekanizmi eshte autoimin ndaj te duhet ndihma e specialistit dermatolog. Po ashtu disa analiza te herepas hereshme  ( nje here ne vit apo ne 18 muaj per shkaqet e mesiperme) renija e flokeve njehere e filluar kerkon trajtim 18 muaj minimum te vazhdueshem dhe mirembajtje gjithe jeten.

Këshilla Mjeksore 3 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Vajzes I eshte care buza anash qe prej nje muaji. I bera analiza gjaku, nuk ka anemi.  Ç’fare ti perdor?

Eva ka mundesi qe carja anesh buzes te jete per arsye te mykut apo mungeses se vitaminave, ne cdo rast linja e pare e trajtimit eshte perdorimi i nje krem antimyk si trajtim apo ruajtje  qe te mos mbiinfektohet lekura. 3 here ne dite 21 dite. Korrekt do ishte te bente nje konsulte me specialist dermatolog.

A eshte e vertete qe rrjebulla ne gjuhen popullore nuk duhet te mbyllet fare?

Rrjebulla ne gjuhen popullore eshte eczema ne gjuhen mjeksore. Eshte semundje kronike, mbahet nen kontroll por nuk sherohet. Sigurisht qe mbyllet por jo gjithmone eshte e lehte.

Une si rezultat I shtimit ne peshe djersij shume e ne zonen intime cfare solucioni mund te perdor?

 Kremrat nuk do ju ndihmojne , biles mundet t ju irritojne. Konsultohuni me specialistin dermatology te mbi specializuar ne estetike t ju shpjegoje per trajtimin e djerses me injektime Botoks.

Qka me perdor per lekure super te thate?

 Per lekuren super te thate duhen perdorur kremra te yndyrshem. Ju lutem hyni ne websitin tim rudinathanasi.com tek kapitulli “Cfare lekure kam? Do gjeni disa menyra perkujdesjeje ne kushtet e shtepise.

Cili eshte kremi me I mire kundradjell dhe per heqjen e njollave?

 Jeta kremi kunder djellit te mbron te most e shfaqen njollat kafe kur perdoret sic duhet. Dhe vertet qe per 28 dite nese perdoret korrekt mundet te kete nje rezultat te dukshem ne njollat kafe siperfaqsore, por per ti trajtuar jane disa kremra specific te cilat merren nen rekomandimin e specialistit dermatolog dhe nje apo disa seaca piling.

Kremi mbronjtes ne rastin e njollave kafe duhet te jete spf 50 dhe krem puder ( me mbrojte edhe fizike jo vetem kimike) ju lutem shikoni ne instagramin tim video per kremin e djellit me mbulim edhe fizik , po ashtu edhe menyren e aplikimit korrekt te tije.

Kam provuar shume kremra me spf por s me funksionon asnje , me behen shume njolla ne fytyre .

Njollat kafe njehere te shfaqura kane tendence te qendrojne deri ne 8-10 vjet. Drejtohuni specialistit dermatolog t ju rekomadoje kremra trajtues te njollave, mbase te beni disa seanca piling te mesem te thelle dhe ndryshoni kremrat mbrojtes spf 50 crem puder cdo 30 dite

Këshilla Mjeksore 1 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Pershendetje Dr. Jam 29 vjec , ne zonen e syve sapo kan filluar rrudhat e para , cfare me rekomandoni?

linja e pare e trajtimit per rrudhat e mimikes jane injektimet me botulinium toksin apo rendom e njohur si Botox ( botoks)
Nese rrudhat jane te lehta atehere ju rekomadohet piling i mesem i thelle
Nese rrudhat jane per shkak te predispozites se lekures se thare ju rekomandohet injektim me acid hialuronik filler apo volumetrik.
Nese ju ka humbur elasticiteti i lekures rekomandohet mezoterapi apo mezolife.
Per nje rezultat me te mire dhe te qendryeshem ne kohe mundet te beni edhe nje trajtim te kombinuar.
Drejtohuni nje dermatologu  estetik t ju jap rekomandimin ekzakt per rastin tuaj.
 

Gjate ekspozimit ne djell “ftyra me behet me pulla dhe e kam te ndjeshme, Cfare te perdor.

Nga pershkrimi juaj duket se keni dermatite atopike dhe hipersensibilitet ndaj djellit ( ndjeshmeri te larte)
Duhet te evitoni oret e ekspoximit maximal 11 a.m – 6.p.m
30 min  perpara se te ekspozoheni ne djell duhet te vendosni mbrojtes nga djelli spf 50 per lekura te ndjeshme dhe ta rifreskoni cdo 80 min
ka mundesi t ju nevojitet edhe nje antialergjik .
Megjithate me e mira dhe me e duhura per ju,  eshte t ju shikoje nje dermatolog nga afer. Djagnostikimi i lekures behet me te pare dhe me te prekur nga dermatologu.
 
 

A sherohet ekzema? Dhe a ekziston ilac te hiqen njollat kafe nga trupi

Ekzema eshte nje patologji kronike familjare qe shfaqet here pas here dhe rralle here qendron konstante.  Eshte patologji multifaktriciale dhe  si e tille, sherohet episodi qe keni aktualisht por jo predispozita. Mundet te mbahet mire nen kontroll me ndihmen e nje specialisti dermatolog
 
Njollat kafe te kurrizit ne rastin me te zakonshem jane Pitiriasisi Versikolor. Jane nje alge e cila jeton ne trupin tone dhe shfaqet kur na ndryshon ph i lekures. Jane benigne, pra nuk jane te rezikshme por jane tregues qe trupi juaj ka qene nen nje ndryshim.   Ne  rastin e mesiperm , po hiqen. por edhe mbas trajtimit ndryshimi i ngjyres ekziston edhe per rreth nje viti. Edhe pse te trajtuara plotesisht mund te rishfaqen pas disa kohesh perseri kur ju ndryshon ph i trupit. Trajtimi behet me shampo, kremra dhe solutione antimikotike.
 

Kam pucrra te vogla kur koha eshte e nxehte ose periudhe stresi . me se ta trajtoj lekuren

Mundet te jete sudam, alergji nga djelli apo pucra apo nje kombinim i tyre.
Nese eshte ne vetem nje formeprobabiliteti me i larte jane te jene  jane pucrra.
Pucrat apo akneja jane nje patologji kronike familjare me shume faktore triger apo nxites, gjithmone e shoqeruar me nje crregullim keratinizimi ( lekura e vjeter nuk bie por qendron si tap persiper dhe bllokon duktet) Faktoret kryesor nxites jane flukset hormonale dhe stresi neuro psiqik sic ju vete keni vene re.  Trajtimi eshte i gjate nga 8 muaj ( ne rastet me te lehta deri ne 3 vjet apo gjithe jeten ne rastet e renda dhe duhet bere i vazhdueshem pa nderprerje.
Ju duhet patjeter konsulta e vazhdueshme e nje dermatologu.
 Nderkohe vete ne shtepi do perdorni nje lares per fytyre me akne 2 here ne dite, i cili duhet nderruarr cdo 45 dite.
 Solutione me metronidazol, eritromicine apo benzoat 1 here apo 2 here ne dite  21 dite, krem me tretinoin ( te rekomaduara nga dermatologu) dhe shume efikase jane disa seanca pilingu kimik tek dermatologu qe zgjidhni ju.
 Per raste me te veshtira rekomandohet edhe trajtim sistemik nen kontrollin e specialistit si  antibiotik  te ndryshem apo  derivate tretinoini nga goja.
 

Pershendetje doja te pyesja ne lidhje me ato aknet qe ngelen shenje si grop si ti trajtojm?

Shenja kryesisht le akneja konglobate apo akneja e rende. Pasi jeni siguruar qe e keni nen kontroll trajtimin e aknese fillon trajtimi i shenjave. Trajtimi i shenjave ka si linje te pare trajtimi ka  Peeling te mesem te thelle disa seanca.
dhe trajtime komplementare jane ,  kremra me tretinoin lokal, injektime me acid hialuronik filler, injektime me acid hialuronik volumetri, lasser, mezoterapi, mezolife
Ka doktore qe rekomandojne dermabrazion apo dermopen, keto nuk jane te rekomanduara nga une personalisht.

Ne fund te shpines kam disa si shenja ( njolla pulla) me te erreta se lekura ( qe kur kam qen i vogel)

Skerdi duhet t’ju shikoj nje specialist dermatolog. Ato njollat apo pullat munden te jene dhjetra djagnoza te ndryshme. duhet ti shpjegosh rastin tend doktorit dermatolog.

Djersitja e tepërt.

Trajtimi I hiperhidrozes, djersitjes së tepërt.
Djersitje e tepërt dhe Botox (Toksina Botulinike)

Trajtohet me injeksione të toksinës botulinum (Botox, Vistabel, Azzalure, Dyspor, Neuronox, etj.).

Pas trajtimit te rrudhave me Botoks, trajtimi i hiperhidrozes sidomos ne sqetulla este este terapia Botoks me e perdorur ne bote.

Trajtohen të gjitha zonat ku shfaqet djersitja e tepërt : axillary( sqetulla), palmar( duar), plantar( shputa kembe),fytyrë, gjoks, shpatulla, mes kembeve, etj.

Rezultatet më spektakolare në trajtimin e djersitjes së tepërt me injektime Botoks janë axillare ( sqetulla)
Për të marrë rezultatet më të mira, kërkohet të identifikoni fillimisht zonat me përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës para se të injektoni toksinën botulinike.

Identifikimi i zonave me më shumë gjëndra të djersës bëhet duke praktikuar testin MINOR = testin me puder talk dhe tretësirë jod-jodike

Identifikimi i zonave me djersitje të tepërt (Test Minor)
Aplikoni zgjidhjen e jodit dhe më pas pudren talk
Hiqeni pudren talk dhe identifikoni zonën me njolla të zeza – gjëndra djerse
Krijohet nje rrjete , dhe në mes te cdo katrori janë pikat e injektimit të toksinës botulinium( Botoks) Dysport
Injeksioni Botox( botoks) në pëllëmbët dhe shputat është i dhimbshëm, kërkon bllok anestezik ,anestezi per bllokimin e nervave i cili mund të shkaktojë efekte anësore të dukshme dhe rezultatet zgjasin më pak se në sqetull.

Fytyra pas trajtimit me botulinum toxin dhe acid hialuronic

efektet negative të botox

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinum toxin dhe acid hialuronic? Ndryshimi është shumë i dukshëm, por dhe po aq natyral. Pacienti ndihet komod, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar, thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë. Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

International Dermatology Conference

International Dermatology Conference

Kam kënaqësinë të ndaj me ju ftesën për bashkë-drejtuese (#co_chair_person) në konferencë dermatologjike ndërkombëtare, po ashtu e ftuar dhe si folëse kryesor në prezantimin aknea severe. Protokollim në trajtimin e aknes dhe trajtimin e shenjave të aknes shpejt me rezultate për kohë të gjatë.

We warmly welcome our honorable CO-CHAIR PERSON of the conference. Sever acne, My Own Protocol for Fast and Long Lasting Results in Acne and Acne Scars Treatment.

Fytyra pas trajtimit me botulinium toxine dhe acid hialuronic.

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

Mbushja me Acid Hialuronik

efektet negative të botox

Mbushja me acid hialuronik pas botox-it në trajtimin e rrudhave të forta, të thella, prej shumë vitesh, glabellare. Gjithmonë për trajtimin e rrudhave midis vetullave, linja e parë e trajtimit janë injektimet me botulinum toxin (Botox). Kur rrudhat janë shumë të thella, atëherë trajtimi i tyre rekomandohet të vazhdohet me fillers me acid hialuronik si në rastin e mësipërm. Së shpejti në faqen tonë të YouTube do gjeni videon e trajtimit të plotë.

Trajtimi i rrudhave të holla në fytyrë

rrudhat

Tashmë pothuajse në të gjitha firmat serioze të fillerave me acid hialuronik gjenden edhe nje apo 2 produkte mezotherspie me acid hialuronik ose filler me cross link minerale. Keta janë acidet hialuronik me te shendetshmit në eksperiencen time dhe me efektin m natyral dhe elegant. Janë të dobishëm në cdo pacient por nuk janë për cdo pacient për shkak se rezultati i punës me këtë lloje acidi hialuronik nuk është po aq i dukshem sa me një filler dhe preferohet zakonisht nga pacient shume te rafinuar të kirurgjise estetike. Efekti i tyre vertete qendron nje vitë , kur behet fjale per qëllimin e tyre kryesor- hidratimin por kur deshirojme te trajtojme rrudhat fine ne fytyre( rejomandimi kryesore per këtë llojë filleri) procedura duhet ripetseritur te pakten edhe 3 here / 1 here në 3-4 jave.

#hyaluronicacidfordarkcircles #noncrosslinkedhyaluronicacid #glabellatreatmeant #darckcircles #halloweyesindrom #drrudinathanasi #rudinathanasi #drrudina #hawtoinjwcttheperfwctfiller #siteinjwctojmefillerinperfect #mezoterapiacidhialuronik




Kur do mbarojë efekti i botoxit?

Kur do mbarojë efekti i botoxit?

Pyetja nga pacienti:

Dr Rudina mirmbrema po ben 11 muaj qe kam ber botox ne ball po akoma nuk ka ikur, eshte normale kjo gje dhe kur do i mbaroj komplet efekti?! Botoxi perdorur eshte dyssport dhe ne sasi te madhe. A ka ndonje gje ta pershpejtoj ikjen se me duket sikur sdo ik kurre!
Përgjigjia:
Përshëndetje Eva. ? Qënke me shumë fat se edhe Botoksi edhe Dysport eleminohen brenda 24 diteve.

Continue reading