Këshilla Mjeksore 6 Trupi Dhe Shendeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Pershëndetje Doja ta pyesja doktoreshen per disa pika te bardha te vogla qe me shfaqen ne lekur kte periudhen e veres dhe largohen pakez gjat dimrit por jo plotesisht Me kan pastaj myk lekure, disa psoriasis (por mjekimi qe me dhan x kte te shfaqen me te larte)  gabuar sepse mi beri me keq) dmth vetem kur jam trajtuar per myk lekure Drejt me jan larguar.  Por gjat veres ikam serisht Nuk e di nese mund te me ndihmoj Faleminderit

Pikat e bardha jane ne lekure, mbi apo nen lekure? Sic e tregoni ju mundet te jene nga akne komedomjane e mbyllur, ne ekzematide apo pityriasis versicolor. S perjashtohet edhe nje kombinim I tyre. Nese ai qe ju jep me shume rezultat eshte trajtimi kunder myk edhe kjo e varet nese trajtimi ka qene me solution apo krem? Nese ka qene me krem atehere mundet te keni rezultat jo vetem nese eshte  PV por edhe ne ekzematide apo psoriasis pjeserisht.  Duhet te drejtoheni tek nje dermatolog per nje djagnoze dhe trajtim te sakte. Pikat e bardha munden te jene me dhjetra djagnoza.

Pershendetje !!  Kohet e fundit me kane dale disa njolla te bardha ne fytyre.  Humbje e pigmentit.  Ca te perdor ??

Nese jeni djagnostikuar me hipopigmentim duhet te di nese eshte post trauma, post medicamentos apo vitiligo. Trajtimi eshte I ndryshem ne secilin rast. Njehere keni nevoje per nje djagnoze te sakte nga doktori specialist dermatology.

Persh maskat ne kushte shtepie dhe ato te gatshme sa ndihmojn ne rigjenerimin e fytyres apo mirmbajtjen e saj

Nese jeni duke perdorur masken e duhur per ju ne momentin e duhur per lekuren tuaj, atehere ju ndihmon ne mirembjatje. Por pritshmerite duhet ti keni realiste. Eshte nje mission shume I veshtire qe ta mbash lekuren ne nivelin qe eshte, Sa per te rigjeneruar … ky eshte mission I pamundur per cdo mask momentalisht, ne kushtet e shtepise apo jo.

Dr. Md. Rudina Thanasi

Këshilla Mjeksore 5 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Aknet hormonale adulte me cfar kurohen? A mund te mos perdorim izotretinoine ?

Fluktacionet hormonale jane nje nga faktoret triger apo ngacmues me te fuqishem te aknes por akneja eshte semundje inflamatore  lekure, me shume faktore te tjere triger dhe gjithmone e shoqeruar me crregullim keratinizimi. . Tretinoini eshte nje nga linjat e trajtimit I cili per ata qe e suportojne mire fizikisht, ul koston e trajtimit , kohen dhe rrit kohezgjatjen e rezultatetve te perfituara. Por sigurisht qe mundet te mos e perdoresh tretioninin. Linja e pare e trajtimit eshte piling I mesem I thelle. Disa seanca konsekutive dhe ne ata qe s duan te perdorin tretinoinin , mund te jepet antibiotic per kohe te gjate ose thjesht e mirembajne me piling te mesem te thelle.

 

Si mund ti trajtoj nishanet ne fytyr, heqjen e tyre dhe yndyren

Nishat nuk I trajton pacienti. Duhet te te shikoj specialist dermatology dhe nese eshte e nevojshme edhe ti heqi dermatologu kirurg.

Yndyra e fytyres po perseri mbahet nen kontroll nga rekomandimet e vazhdueshme te specialistit dermatolog. Fytyra eshte nje organ I gjalle dhe ndryshon cdo dite. Influencohet cdo dite nga ambjenti por edhe gjendja emocionale . nese deshiron ta besh vete kete pune do jete pak e veshtire dhe munded te perkeqesosh situaten. Vete mundet te perdoresh nje lares per fytyrat me yndyre qe ndryshohet cdo 45 dite po ashtu mundet te hyni ne faqen time zyrtare rudinathanasi.com ne kategorin  Cfare lloje lekure kam? Tek fytyrat e yndyrshme do te gjeni nje program me disa hapa se sit e kujdeseni per lekuren ne kushtet e shtepise , po ashtu edhe maska ne kushtet e shtepise.

 

Miredita doktoreshe kam probleme me disa skuqje ne fytyre dhe gjoks dhe me eshte shpreh alopecia area.

Ju nevojitet konsulta dhe djagnoza nga specialist dermatolog. Alopecia njehere e shfaqur ka nevoje per investigim serioze per te pare shkaqet perse eshte shfaqur dhe ne baze te shkakut pershtatet trajtimi. I cili konsiston ne solution, kremra dhe seanca mezoterapie, po ashtu edhe disa multivitamina nga goja. Trajtimi zgjat nga 3 – deri ne 18 muaj. Mbarevajtje dhe kujdes do kesh gjithe jeten

 

Cfar shampoo mund te perdor? Me bien floket shum pas shtatzanise

Ranja e flokeve 6-7 muaj mbas shtatzanise eshte normale. Nuk ka shampoo qe ndalon renijen e flokeve. Ju nevojitet consult djagnoze dhe trajtim tek mjeku specialist dermatolog. Nga 3-18 muaj dhe kujdes e mbarevajtje gjithe jeten

 

Kam pjesen e lekures te duarve siper te thara dhe te kuqe..cfare kremi mund te perdor? I laj shpesh

Keni ekzem. Pas larjes ne lekure ende te pathare vendosni gjalp kokosi, gjalp karate apo Vaseline. Keni nevoje per ndihmen e doktorit specialist dermatology sepse eczema eshte kronike, kontrollohet por nuk sherohet.

 

Qfare kreme me perdor per pucrat qe dalin? Lekura e thate

Nese keni pucra dhe lekure te thate , me shume mundesi keni akne dhe keratoze folikulare. Rekomandimi me I mire per ju eshte piling I mesem I thelle, disa seanca konsekutive tek nje dermatology specialist me experience.

 

Per lekuren e rosacea, ka mungese informacioni, shume njerez e vuajne, nder to dhe un

Ju lutem hyni ne websitin tim rudinathanasi.com ne kategorin akne dhe rozacee qe gjeni shume artikuj nga me te thjeshtet deri tek ato profesionist , rezantime ne kongrese nderkombetare dhe publikime ne revista nderkombetare. Po ashtu keni dhe video ne youtubin tim dr Rudina Thanasi

 

25 vjece ende kam pucra ne fytyre cili esht shkaku.

Quhet akne tardive dhe fillon te shpertheje mbas moshes 26-27 . jane akne rezistente ju duhet mbarvajtje dhe ndjeke e vazhdueshme tek nje doctor  dermatolog specialist

 

Pershendetje, kam pika te bardha rreth syve, I kam hequr me age po perseri dalin, cfare mund te bej ju lt

Mundet te jene mili . eshte predispozite gjenetike. Duhet ti hiqni sa here shfaen. Po ashtu mbani nen kontroll kolesterolin dhe yndyren ne ushqime

 

Pershendetje, doja te perfitoja nga rasti per tju pyetur rreth kurimit te kapilareve venoz si rrjet

Laser vascular jo invaziv , ju mjaftojn 2 ose 3 seanca

 

Pershendetje cfare trajtimi ka per tipin “luleshtrydhe”te lekures te krahet gjunjet dhe pucrrat ne kurriz

Quhet keratoze folikulare dhe shoqerohet shpesh me aknen konglobate. Jane patologji kronike familjare te dyja te cilat veshtiresojne trajtimin e njera tjetres. Patjeter ju duhet doctor specialist dermatology. Vete mundet vetem ta perkeqesoni.

 

Cfare keshilloni per dendesimin e flokeve ?

Qofte vete ne shtepi qofte ne kinike, flm

E rekomanduar ne klinik. Ne lindim me nje sasi flokesh. Mundemi vetem ta mirembajme apo te optimalizojme cilesine e atyre qe kemi. Trajtimet e rekomanduara me efikasitet jane mezoterapi , mezolife , koktejle individuale per cdo pacient. Ju ftojme ne kliniken tone apo drejtohuni tek nje specialist dermatolog I zgjedhjes tuaj

 

Per sa kohe maksimimi mund te perdoret hidrokortizoni ne fytyre per efek antiinflamator?

3 dite  nje shtrese trasparente. Ne raste shume te renda vetem kur eshte e rekomanduar nga doktori dermatolog, deri ne 2 jave. Ndryshe efektet sekondare mundet te jene nga akne kortizonike, atrofi e lekures  deri ne Red skin sindrom.

 

Prej nje viti kam renie difuze te flokeve, bera te gjitha analizat, me dolen mire por renia ende

Kushdo qe eshte shkaku I renijes se flokeve , nga ai shendetesor, post medikamentos, emocional apo imun, mekanizmi eshte autoimin ndaj te duhet ndihma e specialistit dermatolog. Po ashtu disa analiza te herepas hereshme  ( nje here ne vit apo ne 18 muaj per shkaqet e mesiperme) renija e flokeve njehere e filluar kerkon trajtim 18 muaj minimum te vazhdueshem dhe mirembajtje gjithe jeten.

Këshilla Mjeksore 4 Trupi Dhe Shëndeti Pyet Dr. Rudina Thanasi

Mungesa e ciles vitamin krijon njolla dielli dhe si te mirembahet lekura e thate ?

Asnjera nga mungesat e Vitaminave ne vecanti nuk shkakton direkt njolla djelli. Por Betakarroteni ndihmon ne nje mbrojtje me te mire te lekures nga rezet e demshme te djellit. Mangesia e  D3 po ashtu. D3 qyhet edhe Key Master Vitamin , eshte nje derivate I vit D dhe organizon dhe konrollon clirimin dhe funksionimin e te gjitha vitaminave te tjera , komunikimin midis qelizave dhe shume funksjone magistrale ne trup.

Per mirembajtjen e lekures se thate rekomandohen crem spf 50 cdo 80 min gjate gjithe vitit. Kremra te yndyrshem ne darke dhe volumetric. Per perkujdesjen ne shtepi te lekures se thate ju ftojme te hyni ne websitin tim rudinathanasi.com ne kategorin Cfare lekure kam 

Ku do gjeni nje program me disa hapa per perkujdesjen ne shtepi dhe disa maska qe pergatiten ne kushtet e shtepise.

 

Pas depilimit (dyll/big) gjithmone me krijohen pucra. Cfare kremi mund te perdor ?

Pucrat pas depilimit quhen papulla perifolikulare dhe jane normale te shfaqen. Nuk rekomandohet krem por solucion antiseptic. Korrekt eshte t ju a rekomandoje dermatologu.

 

Prsh kom lekure te yndyrshme me akne nen lekure kom perdor krema sen ska pas efekt qa me perdor ?

Akneja jote minimalisht eshte akne nodulare ( sipas pershkrimit) por mundet te jete dhe konglobate. Keto jane akne te renda edhe nese tani nuk je ne faze shperthimi. Te duhet patjeter te te ndjeki nje dermatology I specializuar. Nuk ka krem qe mundet te sheroj aknen . ka solucione apo trajtime qe e mbajne nen kontroll. Trajtimi minimal eshte nga 8- 36 muaj. Nen rekomandimin dhe ndjekjen e dermatologut. Ju nevojiten disa seanca piling I mesem I thelle dhe me ssiguri edhe antibiotic apo derivate tretinoini nga goja per kohe te gjate.  E trajtuar vete mundeni vec ta perkeqesoni. Megjithate nese doni zgjidhje te perkoheshme perdorni solution lares per fytyre me akne . asnje krem. Dhe ne websitin tim rudinathanasi.com  ne kategorin Cfare lekure kam? Do gjeni disa maska qe behen ne shtepi.

 

Ne vendin e njejte ne mjekkerr me del nje akne qdo dy-tri jave me dhimbje. Cka duhet te bej ?

Beni nje konsulte tek dermatologu.  Jeni me fat qe ju del rralle, ndaj filloni te perkujdeseni qe tani. Akneja eshte nje patologji serioze qe po behet cdo dite me e veshtire per tu kontrolluar dhe me rezistente ndaj trajtimit profesionit.

 

Pytja ime eshte se qfar sygjeroni per fytyr pasi qe me kuqet shum kur dal e kur vrapoj ?

Uje termal, 25 cm larg si ves.

 

Pershendetje dr Thanasi. Pse kur vendos krem hidratues skuqem ? Jo vetem ne diell por dhe Brenda.

S e nuk eshte kremi I pershtatshem per ju. Konsultohuni me nje dermatolog

 

Pershendetje si mund ti menjanoj aknet ner likur te fetures dhe I kam poret e hapura faleminderit !

 

Akneja eshte nje patologji serioze qe po behet cdo dite me e veshtire per tu kontrolluar dhe me rezistente ndaj trajtimit profesionit. Ju duhet ndihma e mjekut dermatolog. I cili e njeh lekuren dhe aknen shume mire dhe di ne cdo moment se cfare duhet te beni. Per me shume informacion ju ftojme te vizitoni websitin rudinathanasi.com kategoria akne. Keni informacion te shumte si nje veshtrim I pergjithshem I aknese dhe menyrat e trajtimit te aknese dhenjave te aknes dhe poreve.

 

Pershendetje, vajzes 20 muaj I eshte rrjepur lekura perreth dy gishtave te medhenj te kembes dhe thonjve te kembes.

Nuk e di nese eshte dicka qe kerkon vizite dhe mjekikme apo do I kaloje.

Mundet te jete ekzem ose myk ose te duja. Duhet ta vizitoje specialist dermatology.

 

 Pershendetje dr. Rudina!! Vellai im ka vija ngjyre lejla (strija) ne disa pjese te trupi. Ai eshte 15 vjec 

 

Sic e tregoni ju, ka mundesi te jene stri apo stretchmarks vijne si rezultat I rritjes se menjehereshme apo clirimit te nje sasie te konsiderueshme acth apo kortizoni ne trup. Po ashtu dhe jatrogjene nese vellai ka marre kortizon apo derivate te tije. Korrekt eshte te konsultoheni me specialist dermatology dhe specialist mjek estetik.  Pas 6 muajsh ato fillojne dhe zbehen ne ngjyre dhe lene shenja te bardha. Ju ftojme te vizitoni websitin tone rudinathanasi.com  kategoria strechtmarks

Djersitja e tepërt.

Trajtimi I hiperhidrozes, djersitjes së tepërt.
Djersitje e tepërt dhe Botox (Toksina Botulinike)

Trajtohet me injeksione të toksinës botulinum (Botox, Vistabel, Azzalure, Dyspor, Neuronox, etj.).

Pas trajtimit te rrudhave me Botoks, trajtimi i hiperhidrozes sidomos ne sqetulla este este terapia Botoks me e perdorur ne bote.

Trajtohen të gjitha zonat ku shfaqet djersitja e tepërt : axillary( sqetulla), palmar( duar), plantar( shputa kembe),fytyrë, gjoks, shpatulla, mes kembeve, etj.

Rezultatet më spektakolare në trajtimin e djersitjes së tepërt me injektime Botoks janë axillare ( sqetulla)
Për të marrë rezultatet më të mira, kërkohet të identifikoni fillimisht zonat me përqendrimin më të lartë të gjëndrave të djersës para se të injektoni toksinën botulinike.

Identifikimi i zonave me më shumë gjëndra të djersës bëhet duke praktikuar testin MINOR = testin me puder talk dhe tretësirë jod-jodike

Identifikimi i zonave me djersitje të tepërt (Test Minor)
Aplikoni zgjidhjen e jodit dhe më pas pudren talk
Hiqeni pudren talk dhe identifikoni zonën me njolla të zeza – gjëndra djerse
Krijohet nje rrjete , dhe në mes te cdo katrori janë pikat e injektimit të toksinës botulinium( Botoks) Dysport
Injeksioni Botox( botoks) në pëllëmbët dhe shputat është i dhimbshëm, kërkon bllok anestezik ,anestezi per bllokimin e nervave i cili mund të shkaktojë efekte anësore të dukshme dhe rezultatet zgjasin më pak se në sqetull.

Dr. Md. Rudina Thanasi

Fytyra pas trajtimit me botulinium toxine dhe acid hialuronic.

Si ndryshon fytyra në pamje ballore pas trajtimit të qafës me botulinium toxine dhe acid hialuronic. Ndryshimi është shumë i dukshëm por dhe po aq matyral. Pacienti ndihet konfort, konfident dhe po i njëjti. Nuk kupton asgjë cfarë ka ndryshuar , thjesht ndihet më mirë kur shikon veten ne pasqyrë . Ndryshimi i vërtetë vihet re vetem në poza.

Vizitë e Dr. Flamur Topi

Flamur Topi

Të dashur miq, pacientë dhe dashamirës! Dje patëm përsëri në klinikën tonë Dr. Flamur Topi, doktorin më të dashur dhe të respektuar të shqiptarëve. Dhe ekipin e tij të mrekullueshëm me në krye regjizoren zonjën Eli. Këtë radhë intervista ishte mbi një subjekt delikat që na përfshin të gjithëve: Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme.
Ju ftojmë të na ndiqni.
Ju faleminderit!

Botox i përzier me Peeling, sa kohë zgjat dhe çfarë efektesh ka?

botox peeling
Pyetje nga një pacient:
Më intereson botox i përzier me peeling edhe dy tjera fillers apo sec ishte,  sa kohë zgjat në fytyrë?
Pyetja tjeter ështe: Kam dëgjuar se kur ta leshon efekti pas ca muajve lëkura bie, bëhet edhe më keq. Unë jam e interesuar të intervenoj edhe pse nuk kam rrudha shumë, por kam frike pas largimit të efektit më bëhet më keq.

Continue reading

Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Bikektomia Joinvazive është një metodë që është rikthyer në trend? Si mund ta bëjmë linjën e profilit të hollë?

Kjo është një metodë që po kërkohet shumë dhe sot. Ka si rezultat formen perfekte te fytyres ate te moshes 30. Eshte nje metode e lehte per ke di ta beje, eshte shume efikase, 30% e efektit dallon pernjehere per sa kohe je Akoma ne klinike, eshte nje metode shume elegante, dhe ne ditet e sotme eshte edhe joinvazive. Megjithese emertimi emotional vazhdon te jete “Bikektomi” tashme nga Bikektomia ka mbetur vetem rezultati I perfituar (pa deme fizike) por vete metoda me rritjen profesionale te mjekeve estetike, me eksperiencen e perfituar nga 20 vite injektime Botox dhe nje kuptim me I mire I muskujve te mimikes, ka progresuar ne nje metode totalisht jo invasive. Çfarë ndodh në koncept. Kjo si procedurë është për ata që kanë fytyra lehtësisht të rrumbullakëta ose I kane muskujt e kafshimit shume te forte apo muskujt e fytyres te leshuar poshte nga mosha apo nje gjendje e caktuar emocionale per kohe te gjate. Disa prej tyre dëshirojnë të kenë një linjë të hollë, e cila i nxjerr linjat më evidente, më të qartë, mollëzat të jenë më në pah dhe fytyra të duket më e gjatë. Fillimi i parë do të ishte “prerja” e muskulit, pra ngritja e zigomatikëve dhe prerja e profilit me botulinium toksic. Procedura do të ishte e njëjtë, si atëherë kur ne trajtojmë qafën dhe e ngremë sipër, thjesht që sasia e botox-it që ne e përdorim për të modeluar muskulin e nofullave është pak më e madhe se sa normalisht. Si rezultat I injektimit te botulinium Toksin ne vendin e duhur dhe ne sasine e duhur perfitohet një zbutje e muskujve masseter ( te kafshimit te sipermit) dhe vizualisht nje prerje natyrale e fytyres, po aq evidente sa edhe me metoden kirurgjikale miniinvazive Bikektomine. Pacientët si rezultat kane nje mollez me te evidentuar te ngritur lart ne menyre natyrale pa ndonje ndihmen e nje substance mbushese. pra nuk bie më në sy nofulla dhe duke marre force muskujt zigomatike bien me shume ne sy në sy mollezat. Kjo është pjesa e parë e procedurës që është edhe më e rëndësishmja, siç e thamë muskujt janë edhe më interesantë. Muskujt janë të tërë në komunikim constant me njëri-tjetrin dhe në momentin që ke prekur njërin i ke prekur të tërë. Praktikisht mund të ndryshosh të gjitha parametrat e fytyrës. Pjesa e dytë e procedurës, është nëse personi ka nevojë bëhen disa injektime me lipolizën nga mesoterapia, që tret zona të caktuara në dhjamit, megjithatë kjo procedurë preferohet nga personat e një moshe të caktuar apo personat qe per arsye personale ose shendetesore kane patur nje shperthim kortizonik. Pjesa me thelbesore e procedures dhe rezultati me I dukshem mberrihet pas injektimit te Botulinium toksine. Megjithate per nje rezultat me te mire me te qendrueshem ne kohe tek disa paciente vazhdohet me tretjen e dhjamit ne gushen dyfishe apo ne zonen e poshtem te faqeve( aty ku si pjese e karakteristekes natyrale te fytyres eshte nje depozite dhjamore me proeminente te cilen pacienti nuk e deshiron estetikisht) . Nje pjesë plotësuese e rezultatit nëse është nevoja dhe pacienti e deshiron eshte injektimi me acidi hialuronik për të ridefinuar më fort mollëzat , linjën mandikulare ( jowl line).

Klikoni per te lexuar artikullin e plote

Shkruar nga Dr. Rudina Thanasi